Chef Ilir Fama, docent ne Institutin Kulinar Neranxi prej 8 vitesh, duket se jo rastësisht ka një rrugë të gjatë karriere shumë të pasur në restorante me emër në Shqipëri, Greqi dhe Itali, tashmë i është kushtuar mësim-dhënies kundrejt chefave të ardhshëm të shijes sqimatare dhe të ushqyerit me cilësi dhe profesionalizëm te njerëzve.
Ndërsa u shpjegon studenteve mënyrën e gatimit te një menyje, docent Fama nuk harron ta shoqëroje shpjegimin edhe me raste nga eksperiencat e tij të shumta në kuzhine dhe ballafaqime me klientë nga më të ndryshmit, si nga shijet ashtu edhe nga prejardhjet e kulturave dhe vendeve te ndryshme.
Zakonisht ne orët e mësimit te tij studentet e dëgjojnë me vëmendje edhe për shkak të pasionit me të cilin ai jepet në shpjegim dhe performancë, por edhe pyetjet e duhura qe u drejton studenteve duke e bere orën e mësimit interaktive dhe studentet protagoniste te saj.
1) Një prezantim të shkurtër te arsimimit ju lutem Chef Iliri?
Chef Ilir Fama: Jam diplomuar ne vitet 1990-1991 ne Shkollën profesionale e Kuzhinës – Tiranë, Studimi Profesional i Kulinarisë, por me duhet te shtoj se ne vitet 2005 – 2010 jam diplomuar ne Vlorë, Universiteti i Teknologjisë “Ismail Qemali” ne Degën e Menaxhim Turizmit. Dhe, duke i qëndruar profesionit me duhet te shtoj pa modesti se ne vitet 1995-1996 kam kryer edhe një kurs profesional në Chieti – Abruzo, Itali ne degën e Kuzhinës Profesionale Italiane.
2) Chef Iliri mund te flasim edhe për eksperiencat tuaja ne ushtrimit e këtij profesioni, pse jo, duke ju pare ju gjate orëve te mësimit duhet te them se është edhe art gatimi…
Chef Ilir Fama: Per eksperiencat e punësimit me duhet te them se janë 27 vite pune aktive dhe ato janë shume: Restorant “Eiffel” – Wedding & Events, shef ekzekutiv, Restorant “Royal” (Kullat Binjake)- shef ekzekutiv- Tetor 2013 – Prill 2015, Resort “Te Stela”- shef ekzekutiv – Dhjetor 2009 – Prill 2013, Restorant “Stake House” tek (Taiwan)- sous chef – Mars 2009 – Tetor 2009, Restorant “Vila Ferdinand” – shef ekzekutiv- Qershor 2008 – Janar 2009, Restorant “Royal” (Kullat Binjake)- shef ekzekutiv- 2005 – 2007, Restorant “House of Arts” – shef ekzekutiv- 2004 – 2005…
3) Merr një here fryme chef Iliri… 🙂
Chef Ilir Fama: … Hotel “Arbër” – Menaxheri i Ushqimeve dhe Pijeve- 2003-2004, Restorant “Akademia”- shef ekzekutiv- 2001 – 2002, Restorant “Blu Fish”-Kosovë – shef ekzekutiv- 2000 – 2001, Restorant “La Pizzagio” – Rodos Greqi – Kuzhinier i parë – 1997-2000, Restorant” Piazza” – Kuzhinier i parë – 1994-1995,
Ndoshta vitet e eksperiencave ndoshta nuk janë ne rrjedhe vitesh sepse jane shume, por me duhet te shtoj edhe disa eksperienca nga periudha 1990-1994, “Tirana International Hotel” – 1 vit praktikë e kryer. Bar Restorant “Kompania” Tiranë dhe Hotel Restorant “Pirgis Palace” Greqi, Restaurant Mynchen – Tiranë…
4) Chef Ilir mesa kuptova ju keni marre pjese edhe ne festivale te kuzhinës ndërkombëtare. Mund ti rreshtojmë edhe ato…
Chef Ilir Fama: Po, ja mund te them se ne 2004 kam Certifikatë “Pjesëmarrjeje” Zepter tek Instituti Profesional të Trajnimit “Ahmat”, ne 2011- Kupa Muntenia – Pitesti, Rumani- Culinary Art Exhibition-sektori i ëmbëlsirave dhe pastave (Sweets and Pastry)-sektori i pastave- kam fituar vendin e pare ne gare. Ne 2011-Kupa Muntenia – Pitesti, Rumani- Culinary Art Exhibition -(Sear Section) kam fituar vendin e pare, ne 2011- Kupa Muntenia – Pitesti, Rumani- Culinary Art Exhibition-Sektori i Kreativitetit-kam fituar vendin e dyte, ne 2011- Kupa e Kulinarisë në Bukuresht Rumani- Culinary Art Exhibition- Sektori i Kreativitetit kam fituar vendin e pare, ne 2011- Kupa e Kulinarisë në Bukuresht Rumani- Culinary Art Exhibition- Sektori i Menus Alternative, kam fituar vendin e pare. 2011- Kupa e Kulinarisë në Bukuresht Rumani- Culinary Art Exhibition- (Pot Section) kam fituar vendin e dyte.
Nga pikepamje e akreditimit te ketij profesioni mund te shtoj se ne vitin 2012 kam merituar Certifikatë si Gjykatës i Akredituar i Shoqatës Botërore të Shefave të Kuzhinës, ne 2015 ka merituar Certifikatë “Mirënjohje” si gjykatës (Për ditën ndërkombëtare të paqes, në Izrael…
5) Chef Ilir me duhet vetëm tu komplimentoj e do duhet qe këtë interviste ta lexojnë te gjithë studentet e tu për ta ditur me mire se me cilin docent kane te bejne dhe me cfare eksperiencash te jashtëzakonshme…
Dua tju pyes edhe për faktin se keni formim profesional edhe italian. E ndani dhe ju mendimin se kuzhina shqiptare është shume larg asaj italiane?
Chef Ilir Fama: Jo nuk e ndaj këtë mendim. Vërtete qe kuzhina italiane është nder me cilësoret ne bote, por për shkak te eksperiencave qe kam patur ne Itali dhe qe nuk janë te pakta, mund te themi qe gjejmë mjaft ngjashmëri me kuzhinën shqiptare.
Problematika e kuzhinës shqiptare ka te beje me mbylljen qe ju be Shqipërisë gjate diktaturës, por edhe futja e shume Kuzhinave te ndryshme me ardhjen e demokracisë krijoi një lloj konfuzione ne artin e kuzhinës shqiptare dhe kjo ka patur një kosto ne cilësi…
Kuzhinieret tanë jo se nuk kane ditur… Personalisht kam punuar dhe mësuar me shefa te shkëlqyer te Kuzhinës shqiptare te cilët kane bere historinë e Kuzhinës Shqiptare dhe kane nxjerre shume shefa profesional kuzhine…
Mund te përmendim dhe duhet te përmendim disa prej tyre: Mico Madhi, Jorgo Kostari, Ismet Shehun, e te tjerë, te cilat na kane mësuar dhe kane bere histori suksesi te kuzhinës shqiptare ne gastronomi dhe turizëm. Ne duhet ti kujtojmë ata dhe ti kemi si shembull për veten dhe studentet tanë.
6) Chef Iliri: Sivjet keni me shume se studente se vitin qe kaloi. Jane dyfishuar, ne mos gaboj. A keni hasur veshtiresi?
Chef Ilir Fama: Te gjitha veshtiresite i kemi kaluar me pune kolegjiale dhe bashkëpunim me njeri tjetrin. Dua te them se stafi mësimor ka mirëkuptim dhe bashkëpunim shume te mire dhe kështu kalohen te gjitha problematikat. Tashme gjerat kane marre rrjedhën e duhur dhe efektive.
7) Chef Ilir keni nxjerre edhe ju shume Chefa kuzhine dhe sigurisht cilësore. A mund te na kujton ndonjë kundrejt te cilit ndiheni mire?
Chef Ilir Fama: Po sigurisht. Ne mënyre telegrafike mund te themi se kemi shefa kuzhine te dale nga Instituti Kulinar Neranxi ne Dubai, ne Dyseldorf, pra kemi chefin e pare te Voldo Fastoria ne Dubai qe është njeri prej restoranteve me te famshëm atje, ish studente i yni dhe do me pëlqente tu tregoje edhe masazhet qe ai me ka sjelle qe janë vlerësuese si kundrejt shkollës Neranxi ashtu edhe për mua personalisht.
Chef Iliri, pyetja e fundit, cilat janë projektet për te ardhmen?
Chef Ilir Fama: Padyshim qe projektet i kam. Si cdo profesionist objetiv ka qe ta dokumentoje punën e tij dhe kjo vlen. Por pse jo, te kem edhe një sipërmarrje timen, por sigurisht Instituti Kulinar Neranxi mbetet projekti Nr. 1 për sot e te ardhmen. te tjerat do te jene dytësore.
Faleminderit!