Një gjyq interesant po zhvillohet në Nju Jork dhe që ka marrë vëmendjen e shumë mediave. Gabi Grecko, ish-prostituta dhe e fejuara e miliarderit Geoffrey Edelsten ka dëshmuar para gjykatës se si ka bërë seks me oficerët e policisë së Nju Jorkut si pjesë e një skeme për korruptimin e tyre.
Ai tha para gjykatës se ka bërë seks me ta në avion. Në rrëfimin e ish-prostitutës gjithçka ndodhi në shkurt të vitit 2013, kur një biznesmen i quajtur Jeremy Reichberg prenotoi një avion privat për të fluturuar drejt Las Vegasit.
29-vjeçarja tha se u rekrutua nga biznesmeni që të korruptonte policët me një festën seksuale në avion. Në gjykatë, Grecko tha se Reichberg i kishte thënë që t’i jepte favore seksuale “kujtdo që ia kërkonte”.
Kur u pyet nëse kishte pasur marrëdhënie seksuale me zv.inspektorin James Grant gjatë udhëtimit, ajo tha: “Po”.
“Ua bëja teksa ishin të ulur. Isha sipër tyre gjithë kohës. Përpara, pas, anash. Të gjithë ndjeheshin rehat me pantallonat e ulur dhe qeshnin. Dukej sikur e kishin bërë këtë edhe më parë. Nuk e dija se ishin policë, edhe pse nxorën prangat për të më lidhur. Ishin vërtet të çuditshëm dhe të paedukatë”.
Grecko tha se mori 1500 dollarë për shërbimet e saj, por u shpreh se kjo shumë iu duk e vogël. Emri i vërtetë i Gabi Grecko është Gabriella Curtis. Ajo tha se askush nga personat me të cilët kishte bërë seks nuk dëshironte të bënte foto me të. Biznesmeni akuzohet se me anë të favoreve të tilla përfitonte nga zyrtarë të bashkisë dhe policisë së Nju Jorkut./Lapsi.al