Home KRYESORE Horoskopi, 02 nëntor 2018

Horoskopi, 02 nëntor 2018

Dashi

Nëse sot vërtet nuk jeni në gjendje të mbani ritmet tuaja të zakonshme, atëherë është e kotë të sforcoheni. Një zgjidhje? Ndoshta është mirë të mos e vrisni mendjen edhe aq shumë.

Demi

Duke pasur një numër yjesh të favorshëm, sot mund të jetë një ditë e mbarë në planin ekonomik, sidomos për ata që kanë mundësi të investojnë kapitalet. Jeni paksa nostalgjikë.

Binjakët

Sot trafiku në qiellin tuaj do të jetë shumë intensiv, duke bërë që edhe dita juaj të jetë shumë e ngjeshur, si në aspektin e punës ashtu edhe në atë sentimental. Kujdes në shpenzime.

Gaforrja

Edhe për ju dita e sotme pritet të jetë mjaft intensive, si pasojë e rritjes së ndikimit të Jupiterit. Megjithatë, Merkuri dhe Marsi pozitivë do të mbajnë lart humorin tuaj të luhatshëm.

Luani

Marsi në një pozicion luftarak, nuk mund t’ju bëjë tjetër veçse agresivë, por duhet të bëni shumë përpjekje për të ruajtur vetëkontrollin, pasi irritimi bën të hidhni hapa të gabuar.

Virgjëresha

Me afrimin e Hënës në shenjë shtohet edhe aspekti tjetër i karakterit tuaj, që është melankolia dhe gjendja jo e mirë shpirtërore. Ndoshta këtu ndikon edhe kontrasti i Saturnit me satelitin tonë.

Peshorja

Një ditë me dy shpejtësi, parashikohet kjo e sotmja për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Një pjesë e parë e ditës me shumë plogështi, ndërsa pas dite bëheni të papërmbajtshëm.

Akrepi

Merkuri dhe Afërdita në orbitë sot janë aleatët tuaj, ku veçanërisht planeti i dashurisë do të stimulojë krijueshmërinë dhe fantazinë tuaj. Kujdes, nuk duhet të nxitoheni në përgjigje.

Shigjetari

Në përgjithësi problemet që ju dalin janë të rëndomtë dhe jo edhe aq të komplikuar, por kohët e fundit se ç’keni një prirje për të hiperbolizuar edhe gjërat më të parëndësishme.

Bricjapi

Me Jupiterin në shenjë duket se do kthjellohet edhe qielli juaj, pas kaq e kaq zymtësi në ditët e shkuara. Përfitoni nga hyrja e ngadaltë, por e sigurtë e Jupiterit, për të rifituar shkëlqimin e humbur.

Ujori

Me pak sforco mund ta kaloni edhe një ditë me probleme të vogla, por duhet të tregoni kujdes, sepse hëna “kapriçioze” mund të sjellë luhatje në humorin tuaj. Dikush ju ka në vëmendje.

Peshqit

Janë disa yjet që ju mbështesin, por nuk duhet t’ia lini gjithçka yjeve e aq më pak rastësisë për të zgjidhur problemet tuaja imediate. Sidomos në planin sentimental, ku situatat mund të precipitojë.

Share: