Dashi
Ky është momenti më i mirë për të riparë disa negociata dhe marrëveshje, të cilat mund t’iu sjellin rezultate të mëdha. Ka disa çështje nga të cilat do ju duhet të hiqni dorë. Në vendin e punës duhet të jeni më të përkushtuar, pasi parashikohen ndryshime interesante.
Demi
Është momenti që të fokusoheni më shumë në çështjet sentimentale të jetës suaj. Keni qenë shumë të angazhuar në punë dhe keni lënë pas dore edhe lidhjet më të rëndësishme. Kjo e diel do ju ofrojë mundësinë që të tregoheni më romantik, por edhe më të vendosur.
Binjakët
Po tentoni që të përshtateni me disa ndryshime aktuale në stilin tuaj të jetës. Megjithatë ka disa çështje të cilat nuk ju dhurojnë kënaqësi si dikur, së paku në vendin e punës. Ky është momenti kur duhet të tregoni më shumë kujdes sidomos në çështjet e biznesit.
Gaforrja
Jeni gati që të merrni përsipër rreziqe të reja, ku me organizimin e duhur do të mund të merrni kënaqësi të mëdha profesionale. Parashikohen propozime të rëndësishme, të cilat do ju lejojnë që të çoni përpara aktivitete të reja stimuluese. Në dashuri nuk duhet të jeni pesimist.
Luani
Në këtë moment duhet të shmangni kategorikisht që mllefet e punës t’ia përcillni familjes ose partnerit/es. Kjo pasi shpesh prireni që të jeni shumë agresiv, aq sa arrini të lëndoni ata që ju rrethojnë. Nëse nuk jeni plotësisht të bindur për një raport të ri, kjo e diel do ju qartësojë.
Virgjëresha
Më në fund do të rigjeni sigurinë që ju duhet për tu përfshirë në aktivitete interesante dhe të rrezikshme, të cilat do të arrini që ti menaxhoni me profesionalizmin maksimal. Fitore të mundshme janë fare pranë. Ndërsa në dashuri duhet të jeni më të komunikueshëm.
Peshorja
Nëse ka disa çështje që ju nervozojnë, përpiquni të flisni hapur dhe të merrni të gjithë ato përgjigje që prisnit prej kohësh. Duhet të jeni më të vendosur, në mënyrën se si do të përballoni të papriturat, pasi do të jeni pikërisht ju që me qetësinë dhe vendosmërinë tuaj do i shtyni kolegët të japin maksimumin. Takimet janë mjaft të favorshme.
Akrepi
Jeni shumë konfuz në këtë periudhë, ndoshta për shkak të disa situatave sentimentale që nuk iu lenë të qetë. Por do të ndiheni gati që të përfshiheni sërish në diskutime. Është mjaft e favorshme bërja e njohjeve të reja, gjë që do ju lejojë që të përfshiheni në horizonte të reja si nga pikëpamja profesionale dhe sentimentale.
Shigjetari
Po përballeni me një periudhë shumë intensive dhe të mbushur me transformime nga të cilat nuk po arrini që të kuptoni ende shkaqet. Megjithatë nuk duhet ta përballoni këtë fazë tranzicioni si diçka negative, pasi do të jeni në gjendje që të zbuloni disa në tuajat të cilat i kishit lënë mënjanë.
Bricjapi
Keni marrë përsipër që të kujdeseni për një projekt kreativ, i cili nuk arrin që t’iu bindë plotësisht. Intuita e mirë do ju lejojë që të arrini rezultate të kënaqshme, kështu që mos u dekurajoni, shkruan noa.al. Udhëtimet dhe arratisjet e vogla romantike janë mjaft të favorshme.
Ujori
Kjo është një ditë e cila ju sheh të shpërqendruar, ndoshta për shkak të një zënke që keni pasur me partnerin/en ose familjen. Mos u tregoni shumë të nxituar në marrjen e disa vendimeve për të cilat mund të pendoheni. Nga ana tjetër mundohuni që të shihni një problem nga një këndvështrim më objektiv dhe kritik. Në vendin e punës priten konfirmime të rëndësishme.
Peshqit
Nuk duhet të jeni shumë impulsiv në vendin e punës, pasi në këtë moment ka disa oferta të cilat duhen vlerësuar me vëmendjen maksimale. Horoskopi i kësaj të diele, parashikon të jetë mjaft i favorshëm për dashurinë dhe ndjenjat.