Ka sërish tensione në protestën që po zhvillohet aktualisht para parmalentit.
Protestesit kanë flluar përplasjen me policinë ndërkohë që ka edhe të shoqëruar nga ana e protestuesve.
Protestuesit po përpiqen të çajnë kordonin e policisë, ndërkohë që ka edhe dy policë të lënduar.
Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike drejt policisë.
Tre protestues kanë mbërritur deri tani në spital me plagë dhe dëmtime të tjera. Janë dy gra dhe një burrë që aktualisht po trajtohen në spitalin e Traumës. Ato thanë se janë goditur me shkopinj gome nga policia. Në spitalin e Traumës kanë mbërritur edhe deputetë të PD-së.
Sakaq ka disa persona të shoqëruar në polici, por ende nuk dihet numri i tyre.
Policia e Shtetit ka reaguar për protestën e sotme para parlamentit, e cila po vazhdon edhe në këto momente.
“Protesta përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 6 efektivë të Policisë së Shtetit. `
Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punojëse policie ka dëmtime më të rënda në krah.
Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit”, thuhet në deklaratë.