Për ditën e 13-të me radhë vijon protesta e banorëve të zonës së ‘Astirit’ në Tiranë. Ata kanë bllokuar rrugën edhe sonte, duke kërkuar dëmshpërblim nga qeveria me vlerën e tregut për shtëpitë e tyre që do të prishen në kuadër të zbatimit të projektit të Unazës së Re. Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetë të opozitës. Një ditë më parë protestuasit ishin edhe para zyrës së kryebashkiakut Erion Veliaj. Gjatë protestës ata bënë thirrrje kundër qeverisë dhe kundër kryebashkiakut./Lapsi.al