Home KRYESORE Kompania “Neranxi” dhe kompania italiane “Irca” drejt një suksesi të sigurtë e...

Kompania “Neranxi” dhe kompania italiane “Irca” drejt një suksesi të sigurtë e të përbashkët.

Nga Nikollaq Neranxi*

Përshëndetje të gjithëve, drejtuesve të Kompanisë prestigjioze Irca dhe të gjithë të pranishmëve. Dua tju falenderoj për ftesën dhe mundësinë që na dhatë që tju takojmë nga afër. Është gjithmonë kënaqësi për ne, kur vijmë dhe ju vizitojmë këtu në shtëpinë tuaj.

Kompania shqiptare Neranxi, ka 9 vite që bashkëpunon me Kompaninë e famshme Irca dhe mund të them që marrëdhënia jonë ka qenë mjaft korrekte përsa i përket biznesit dhe mjaft miqësore në aspektin njerëzor. Për ne, edhe dimensioni njerëzor është shumë i rëndësishëm dhe e vlerësojmë Ircën që na ka qëndruar pranë. Kompania Neranxi është një kompani familjare e cila hodhi hapat e saj të parë sapo në Shqipërinë ish komuniste, u lejua aktiviteti privat, në vitin 1990.

Ne kemi mësuar shumë nga Kompanitë me të cilat kemi bashkëpunuar, jemi rritur edhe falë tyre. Padyshim sot pas 28 vitesh që ne kemi konsoliduar suksesin tonë, duhet thënë se familja Neranxi e ka bërë me shumë dashuri këtë punë. Ne e kemi rritur Kompaninë, njëlloj siç kemi rritur fëmijët tanë, madje fëmijët tanë shpesh ankoheshin se ne nuk kemi kaluar shumë kohë me ta, sepse kemi punuar nga mëngjesi deri në darkë.

Ju, që jeni njerëz të suksesshëm dhe keni krijuar brand ndërkombëtar, e dini shumë mirë që suksesi nuk është dhuratë, nuk është fat, nuk është koincidencë. Suksesi është vizon, është shumë punë dhe shumë dashuri për atë që bën. Ne kemi aspiruar gjithmonë që të jemi të parët, të jemi më të mirët, dhe të punojmë me më të mirët, prandaj 9 vite më parë zgjodhëm të punonim me ju.

Tregu shqiptar i ka pëlqyer shumë produktet e Irces dhe kjo ka bërë që ne të rrisim shitjet duke rritur paralelisht edhe asistencën teknike ndaj klientëve dhe duke iu qëndruar pranë edhe me ndihmën tuaj. Kemi bërë mjaft seminare në bashkëpunim me ju, edhe panaire, ku falë tyre, falë logos tuaj, sektorët e pastiçerisë, xhelaterisë etj, kanë pësuar një revolucion të vërtetë në Shqipëri. Shumëçka ka ndryshuar tashmë. Ne kemi edukuar tregun që të ushqehen në mënyrën më të mirë.

Ne me punën tonë, iu kemi thënë klientëve tanë se çdo gjë që është e shijshme, që ka vlera të larta ushqimore dhe që ka një çmim të arsyeshëm, është e jona dhe mos e kërkoni diku tjetër. Kështu kanë bërë edhe këta klientë të nderuar që kemi sot këtu, të cilët kanë zgjedhur te punojnë me Neranxin dhe me Ircen.

Padyshim rruga jonë ka qenë e vështirë dhe vijon akoma të jetë kështu. Shqipëria duke mos qenë një vend i BE-së, nuk ka kontrollin e duhur të cilësisë së produkteve ushqimore dhe konkurrenca nuk është aspak e ndershme. Politika shqiptare gjithashtu e cila nuk ngjan më me disa parti, por thjesht me disa grupe interesash të forta ekonomike, që iu japin suport disa njerëzve, ka sjellë si pasojë një treg te çorientuar ku shiten lloj lloj produktesh ushqimore me cilësi të dobët dhe që rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve, disa prej të cilëve për fat të keq vijojnë t’i blejnë, sepse joshen nga çmimet e ulëta. Por ne nuk jemi dorëzuar asnjëherë dhe mbi të gjitha nuk jemi joshur që të biem në nivelet e kompromiseve të tilla, që të kemi më shumë fitim dhe cilësi më të ulët. Nuk ka kompromise në këtë aspekt. Dhe a e dini pse?

Sepse kur unë bashkë me familjen time krijuam Kompaninë Neranxi, dëshira dhe ëndrra ishte që në të mos kishim thjesht një aktivitet ku të shisnim dhe të fitonim ca para. Ne e pamë këtë punë edhe si një mision, ne ëndërronim që me aktivitetin tonë të sillnim një ndryshim pozitiv në shoqërinë ku jetojnë dhe sektori ushqimor ta jep këtë mundësi. Kur lexova diku që edhe Zuckerberg, kur paska krijuar facebook, paska menduar të njëjtën gjë ku ai thotë se “Nëse dëshiron të ndërtosh diçka, duhet të mendosh se çfarë ndryshimesh do i sjellë ajo botës”- thashë me vete, që kjo paska qenë dhe një strategji marketingu perfekte për të shkuar drejt suksesit, sukses i cili nuk do ishte kurrsesi i mundur pa partnerë të niveleve të larta siç është Irca.

Kam besim të plotë që ne do kemi rrugë të gjatë për të bërë bashkë, gjithmonë me synimin që të jemi te pamposhtur dhe më të mirët në treg. Ashtu siç kam bindjen që klientët tanë, këta heronj të vërtetë që bëjnë biznes dhe kanë sukses në një vend akoma me shumë probleme, do jenë me ne sepse suksesi arrihet me partnerë të suksesshëm. Ju faleminderit!

*Fjala e presidentit te Kompanisë “N.Neranxi” në Seminarin e “Pasticerisë Moderne Italiane” organizuar nga Kompania Irca në Milano për Klientët e Kompanisë Neranxi.

Share: