I ftuar në studion e ‘Opinion’ analisti Afrim Krasniqi është shprehur se veprimi i Presidentit Ilir Meta, për mos dekretimin e ministrin Sandër Lleshi është i gabuar.
Sipas Krasniqit në këtë rast veprimtaria e Presidentit është formale, ndaj është edhe i padrejtë refuzimi sipas tij për mosdekretimin e ministrave.
“Çështja e dekretimit të Presidentit është atribut formal i Presidentit të Republikës. Nuk ka të drejtë ta refuzoj”, u shpreh Krasniqi./Opinion.al