Lidershipi ka të bëjë me atësitë e individëve dhe organizatës për të drejtuar të tjerët, individët, grupet apo disa organizata të tëra, drejt një qëllimi të caktuar. Në ditët e sotme lidershipi përcaktohet si një proces i ndikimit social në të cilin një person apo disa persona nxitin, ndihmojnë dhe mbështesin të tjerët për arritjen e një detyre të caktuar, ndërsa psikopatia është një çrregullim i personalitetit që karakterizohet nga sjellje antisociale, tipare egoiste, mungesë ndjeshmërie dhe keqardhjeje për të tjerët. Tiparet e personave psikopatikë studiohen nga shkencat e kriminalogjisë dhe kriminalistikës, që, në rast se këto karakterstika vërehen në mjedise të ndryshme, përfshirë edhe vendin e punës, konseguencat për personin apo grupin e individëve që kanë të tilla tipare, janë shumë të rënda.
Sipas një prej studiuesve të lidershipit psikopatik, Walker, “prezenca e psikopatisë në vendin e punës, edhe në numër të vogël personeli, mund të sjellë dëme shumë të mëdha sidomos kur personat psikopatikë arrijnë të bëjnë karrierë dhe të kenë mundësi në vendim marrje”. Psikopatët gjenden më së shumti në nivelet e larta manaxheriale në subjektet publike dhe private dhe veprimet e tyre shpesh shkaktojnë një efekt dallgësh të mëdha në organizatë, duke ndikuar edhe në kulturën e organizatës. Shembuj të efekteve të lidershipit psikopatik në organizata janë bullizmi, konfliktet, stresi, abstenimi i personelit, reduktimi i produktivitetit dhe i përgjegjësisë sociale të organizatës dhe në mjaft raste mund të dëmtohen edhe standardet etike të të tërë organizatës. Psikologu kriminalist Robert D. Harecoined e përdor termin “gjarpër me xhaketë” për psikopatët në vendin e punës, ndërsa Oliver James e identifikon psikopatinë si një prej personaliteteve të trefishta të individit, ku dy të tjerat janë “narcizmi” dhe “makiavelizmi”. Psikopatikët në vendin e punës synojnë që të “shkëlqejnë” përballë eprorëve dhe të abuzojnë me vartësit (që është vepra penale e dënueshme, që ata bëjnë) dhe sipas Boddy. C. R dhe Cliford C, psikopatët në vendin e punës paraqesin një personaltet të shumëfishtë, duke u prezantuar te sejcili nga kolegët me një version të ndryshëm të vetvehtes.
Në përgjithësi ka dy lloj individësh psikopatikë në organizatë, të suksesëshëm, që janë ambiciozë, që tentojnë të kenë imazh të privilegjuar, me inteligjiencë të lartë dhe me pak risk për t’u dënuar për krimet që bëjnë në vendin e punës dhe jo të suksesëshëm, që kanë inteligjiencë të ulët dhe kanë risk të lartë për t’u dënuar për krimet e abuzimit me vartëst, që bëjnë në vendin e punës.
Sipas studiuesit Hare, “rreth 1% e popullsisë në përgjithësi tentojnë të kenë prirje psikopatike, por në botën e politikës dhe biznesit prevalenca për tipa psikopatikë është më e lartë, në rreth 4%”. Psikopatët organizativë, janë ata tipa që kërkojnë fuqi dhe kontroll në organizatë. Ata duan me çdo kusht që të punojnë në nivelet më të larta të organizatës, sepse duan që të kontrollojnë sa më shumë njerëz. Në këtë kategori (sipas Baibak) futen kryesisht psikopatët që arrijnë të ngjiten në majat e jetës politike, sociale dhe ekonomike të një vendi.
Këta psikopatë kërkojnë të duken inteligjientë, të sinqertë, të fuqishëm, sharmantë, komunikues, etj. Ata e kuptojnë shpejt se ç’farë duan që të dëgjojnë njerëzit përreth tyre dhe pastaj krijojnë histori me anë të të cilave plotësojnë pritshmëritë e njerëzve. Këta tipa nuk bëjnë pothuaje asnjë punë dhe marrin meritat për punën që bëjnë vartësit. Ata janë shumë të qetë kur bisedojnë me të tjerët, shfaqin emocione sipërfaqësore janë të paparashikueshëm dhe dështojnë që të ndërmarrin përgjegjësi nëse diçka shkon keq për shkak të tyre. Sipas një studimi të kryer në Notre Dame University, psikopatët shfaqin mbikqyrje abuzive, abuzime ndërpersonale dhe kanë më pak nevojë për marrëdhënie pozitive se sa të tjerët.
Shfaqjet e psikopatisë në vendin e punës janë:
1. Ofendime publike të vartësve
2. Shpërndarje e gënjeshtrave për kolegët
3. Shprehje e mungesës së mëshirës dhe bëjnë sikur janë të pafajshëm
4. Gënjeshtra të shpeshta për të arritur synimin
5. Bëjnë shenja trupore të ekzagjeruara për të tërhequr vëmendjen
6. Kërkojnë të ndryshojnë emocionalisht vartësit për të shkaktuar te ata ankth
7. Izolojnë me qëllim vartësit
8. Nxitojnë të fajësojnë të tjerët për gabimet apo mos arritjen e rezultateve, edhe pse fajtorë janë ata
9. Inkurarojnë bashkëpunëtorët që të stërmundojnë, tjetërsojnë, ngacmojnë dhe / ose poshtërojnë kolegët dhe vartësit e tjerë
10. Marrin meritat për sukseset e arritura nga të tjerët
11. Vjedhin dhe sabotojnë punën e të tjerëve
12. Refuzojnë që të marrin përgjegjësi për gabimet
13. Përgjigjen në mënyrë të papërshtatshme, me tallje dhe duke detyruar vartësit të përulen
14. Kërcënojnë me disiplinë dhe / ose humbje të vendit të punës çdo koleg apo vartës që e perceptojnë si armik me qëllim që të dëmtojnë imazhin dhe dosjen e e punonjësit
15. Përcaktojnë objetiva jorealiste dhe të paarritshme për vartësit, në mënyrë që ata të dështojnë dhe vendosen në pozita të vështira në punë
16. Refuzojnë të përballen në takime ballafaqimi me më shumë se një person
17. Invadojnë privatësinë e të tjerëve
18. Kujtojnë se bota rretullohet rreth tyre
Në fillim, kur hyjnë në një organizatë ata përpiqen që të shkëlqejnë përpara eprorëve dhe është shumë e vështirë që të dallohen dhe shpesh në këtë fazë ata duket sikur janë të nevojshëm për organizatën. Më tej, këta tipa shfrytëzojnë personat me influencë në organizatë dhe eprorët e paaftë, në mënyrë që të mbrohen nga kundërpërgjigjet e drejta të kolegëve dhe vartësve, të cilët i kanë vënë në pozitë tw vështirë. Me kalimin e kohës, psikopatët krijojnë skenare duke ndërtuar informacion pozitiv rreth vehtes dhe dezinformacion negativ për kolegët dhe vartësit, duke shfrytëzuar lidhjet që e drejtpërdrejta që kanë me eprorët. Më pas vjen faza e konfrontimit, kur psikopati përdor teknikart e vrasjes së karakterit të vartësit e kolegut, duke e hedhur poshtë atë apo duke e mbajtur si bisht pas vehtes dhe në fund vjen momenti kur psikopati i ze vendin edhe atij që e ka patur epror dhe qe e ka mbështetur në arritjen e qëllimeve të tij.
Këta tipa janë të gatshëm që të bëjnë çdo gjë për të qenë në krye. Boddy, një nga studiuesit e psikopatisë në nivel korporate thekson se “psikopatët e korporatave ishin instrumentt e krizës financiare të periudhës 2007–2008 he janë pikërisht këta psikopatë që shkaktuan krizën që tashmë këshillojnë qeveritë se si të dalin nga kriza.
Skenari më i keq është kur këta tipa bashkohen dhe krijojnë lidershipin në një organizatë, apo edhe në qeverisje. Në këtë rast kemi të nëjmë me lidershipin psikopatik, që është një grup njerëzish të aftë të hedhin në greminë organizatën, shtetin, vendin dhe kombin, vetëm për të arritur synimet e tyre individuale dhe në rast dështimi, janë të gatshëm që të eliminojnë njëri tjetrin pa mëshirë, duke marrë pas vehtes mjaft të tjerë në rrugën e pashmangshme të degradimit, rrënimit dhe rënies në humnerë. Mjerë ajo organizatë që ka ne gjirin e saj qoftë edhe një psikopat të vetëm dhe mjerë ai vend që ka në krye lidership psikopatik.