Home KRYESORE Lidhjet Shqiperi – Kroaci, flet deputetja shqiptare kroate Lekaj Prljaskaj

Lidhjet Shqiperi – Kroaci, flet deputetja shqiptare kroate Lekaj Prljaskaj

Nga genc Mlloja, Albania Daily News
– Zonja Lekaj Prljaskaj, ne rradhe te pare ju falenderoj qe na jepni rastin te kemi kete interviste me Albanian Daily News. Sigurisht qe ju jeni politikane e njohur brenda Kroacise dhe jashte vendit, por do te ishte me interes per lexuesit e gazetes sone te mesonim nga ju disa gjera mbi CV-ne tuaj. E ne kete kuader si ju lindi pasioni per t’iu futur politikes?
– Pershendetje! Ju falenderoj per interesin qe te keni nje interviste me mua. Vij nga Prizreni, ku edhe e kam perfundu shkollen fillore dhe te mesme. Studimet I kam vazhdu ne  fakultetin Juridike, ne Rijeke, ku kam diplomuar juridiken . si studente jam marre me aktivitete per ruajtjen e kultures, gjuhes, dhe identitetit me studentet tjere. Ne shoqaten tone kemi themelu shoqerin kulturore artistike Shota.
Prej vitit 2004 kam qen kryetare e bashkesis shqipetare ne prefekturen malore bregdetare. Gjate ketij mandati kam arrit te organizoj dhe ta senzibilizoj shoqerin kroate me komunitetin shqipetar. Ne vitin 2008 me arrij qe me vendim te ministris arsimit Kroat te vijohet mesimi plotesues sipas modelit C. ky mesim tani vijohet ne 17 shkolla te ndryshme te kroacis
Duke punuar nre shoqat kam kuptuar qe duhet te kemi mbeshtetje politike.
– Ne vijim, Zonja deputete, duke qene me kombesi shqiptare si ia keni dale qe te mbani per disa here mandatin e deputetes ne parlamentin kroat?
– Jam shqipetare dhe kete e ceki ne gjdo takim. Ky eshte mandati I dyte qe e kam fituar si deputete, dhe perfaqesoj 5 komunitete, shiqptaret, boshnjaket,maqedonet, sllovenet, malazezet dhe maqedonet.
Parim dhe synim I imi eshte mbeshtetja maksimale e shqipetare ne kroaci, sepse ne si popull kemi dhen kontribut te madhe per pavaresin e kroacis. Mund te them edhe nje gje qe me arrdhjet time ne parlament kane ndryshuar raportet edhe ndaj komunitetit shqipetare
Deri me tani kam arritur qe te ngrisim mjetet financiare per komunitetin shqipetare, per kulture , autonomi dhe kultivim te tradites.
Se shpejti do te hapet edhe lektorati I gjuhes shqipe ne fakultetin filozofike ne Zagreb dhe kjo do te jete rruge per hapjen e Katedres se Albanologjis ne Zagreb.
-kemi hapur shtepin e kultures , mirepo jemi duke kerkuar nje hapesire me te madhe
– kam arrit qe ne kvota per punesim ti fus edhe furrtaret, embeltoret dhe zejtarit ku jane shqipetaret pronare qe te ken mundesi te marrin familjaret e tyre.
Keshtu qe kete viti ka qen numri 400 I kosovareve dhe shqipetareve te shqiperis dhe maqedonis qe jane punesu tek te afermit e tyre. Natyrisht ne ndertimtari eshte numer me I madh I te punesuarve.
-loboj per punesimin e te rinjeve shqipetar ne institucionet shteterore dhe lokale, te rinjet qe kane lind dhe qe jane shkolluar ne kroaci.
-loboj qe kroacia dhe shtetet e mija em mendoj ne kosove dhe shqiperi te ken raporte te mira si ne lemin e ekonomis, bizneseve, arsimit ku jan duke u nenshkruadh edhe marreveshje
– Kush kane qene pikat e forta te cilat ju kane siguruar mbeshtetje nga votuesit dhe sa rol ka luajtur faktori shqiptar ne fitoren tuaj?
– Uniteti I shqipetare ka qen pika me e forte qe si votues ma kane siguru voten. Dhe faktori kryesor eshte faktori shqipetar. Ku I falenderoj perzemersisht sepse jemi vetedijesuar dhe e kemi kuptuar se duhet te jemi unike dhe te behemi faktor politike qe ti arrijme qellimet tona
 
– Zonja Lekaj Prljaskaj, si arrini te beheni percuese e interesave te votuesve ne parlamentin kroat, vecanerisht kur eshte fjala per minoritete e komunitete le te themi si ai shqiptar?
– Si percuese e interesave te votuesve arrij nepermjet parlamentit, duke shtruar pyetje te hapura mirepo paraprakisht takohem me ministra se me personat te cilet jane kompetent dhe I shqyrtoj problemet. Me se shumti probleme kemi me shtetesi .. fati mire qe ne jemi nje popull punetor dhe nuk kemi probleme socijale.
Tjeter cka eshte ne interes timin eshte edhe perforcimi I komunitetit shqipetare ne kroaci
– Ju jeni anetare ne tre komisione te rendesishme si ata mbi sigurimin kombetar, te drejtat e minoriteteve dhe te drejtesise. Zonja deputete sa degjohet zeri juaj dhe cilat kane qene disa nga iniciativat tuaja?
Shpesh them per veteveten qe nuk jam person adekvat sepse jam shume e drejteperdrejt keshtu qe edhe ne iniciativat e mija jam konkrete dhe e drejtperdrejt. Deri tani jam e kenaqur dhe mendoj qe nuk kam marr iniciativa ne dem te shoqeris kroate e as te komunitetit shqipetar
– Natyrshem me interes eshte mendimi juaj se si i konsideroni marredheniet midis Kroacise, qe ju perfaqesoni ne parlament, dhe Shqiperise? Cfare mund te behet me teper lidhur me bashkepunimin ekonomik?
– Ne jemi dy popuj miq historikisht dhe politikisht mirepo problem e kemi qe ne aspektin ekonomik nuk jemi te afert dhe nuk bashkepunojme aq sa kemi hapesir dhe kapacitet. E imja ehste qe ti lidhi keto dy shtete dhe tju mundesoj qe ti shohim perparesit qe I kemi nese bashkepunojme ekonomikisht
– Zonja deputete si e shikoni rendesine e partneritetit strategjik midis Kroacise dhe Shqiperise, vecanerisht ne keto situata? Kur dokumenti mbi kete partneritet eshte gati cfare e pengon, sipas jush, nenshkrimin e tij kur Kroacia eshte nje mbeshtetese e patundur e Shqiperise ne BE dhe Zagrebi e Tirana jane vende anetare te NATO-s?  
– Kroaci e mbeshtet shqiperin dhe ka simpati te posaqeme. Sa i perket integrimit ne BE kroacia e meshtet dhe ka premtuar edhe mbeshtetje teknike e operative ne lidhje me kete. Shqiperia eshte europ dhe vendi i saj eshte ne europ.
– Sot eshte bere teme e nxehte e dites ceshtja e te ashtuquajturit korrektim i kufijve midis Kosoves dhe Serbise. Vec mendimit te atyre qe e kane propozuar ka nje front te gjere kunder ketij veprimi jo vetem ne Kosove e Shqiperi, por edhe ne vende te tjera. Diplomate dhe analiste te shquar me kane thene ne intervista te botuara ne ADN se nje gje e tille rrezikon lufte. Cili eshte mendimi juaj?
-Nuk jam e informuar sa duhet per cfare arsye ne duhet ti korigjojme kufijet mes kosoves dhe serbijes. Mendimi im nga kjo pozite eshte qe mos ti prekim kufinjet se me duket qe historikisht shume ju kemi dhuruar fqinjeve e asgje s kemi marr.
Se pari negociatoret duhet te jene transparent , pa marr parasysh se si qendron politika e mbrenshme
– Se fundi, Znj. Lekaj Prljaskaj, a e vizitoni shpesh Shqiperine dhe si e ndjeni veten kur jeni pjese e delegacioneve te larta si para disa muajsh me presidenten kroate dhe kur rastis te vini si qytetare e thjeshte? Kush ju terheq me shume ne Shqiperi? 
-Shpesh vij ne shqiperi dhe atje jam ne shtetin em te cilin e kam enderru si andoloshente. Ndihem shume krenare kur vij me delegacione kroate dhe mundohem tju tregoj ate me te bukuren qe e ka shqiperia. Per fat te mire ka shume te mira dhe te bukura.
Se shpejti do te vjen edhe Presindeti I Shqiperis Ilir Meta ne Zare ku do te takohet me presidenten e Kroacis Kolinda Grabar Kitarović per 550 vjetorin e perkujtimit te Gjergj Kastriotit Skenderbeut.
Share: