Home KRYESORE Liria e të shprehurit dhe demokracia! Nga Dr. Enriko Ceko

Liria e të shprehurit dhe demokracia! Nga Dr. Enriko Ceko

Dhe pak ditë na ndajnë nga 70 vjetori i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.
Sot, në një takim për lirinë e medias, Ambasadori I BE-së në Tiranë Soreca tha: “Liria e të shprehurit është e rëndësishme për një vend demokratik”, pa ndikimin e interesave politike dhe të biznesit, ndërsa ambasadori i OSBE-së Boschard tha: “në lidhje me lirinë e medias në Shqipëri ka ende shumë punë për të bërë.”

Liria e shprehjes është një parim që mbështet lirinë e individit dhe komunitetit për të artikuluar opinionet e tyre dhe idetë pa frikë nga dhuna, censura apo sansionet ligjore. Liria e shprehjes përfshin edhe kërkimin, marrjen dhe shpërndarjen e informacionit, duke përdorur edhe media dhe mjete të ndryshme.

Liria e shprehjes njihet si një nga të drejtat themelore të njeriut në Nenin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut (UDHR) dhe njohur si një ligj ndërkombëtar i të drejtave njerëzore në Konventën Ndërkombëtare të të Drejtave Politike dhe Civile (ICCPR). Neni 19 i UDHR thekson se “çdokush ka të drejtë të ketë opinione personale pa ndërhyrje” dhe “çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes dhe kjo e drejtë përfshin kërkimin, marrjen dhe shpërndarjen e informaconit, ideve m të tëra llojet e mediave sipas zgjedhjes “.

Është normale që liria e shprehjes të kufizohet për çështje të ndryshme dhe është John Stuart Mill që në veprën e tij On Liberty, sugjeron: “I vetmi qëllim për të cilin pushteti mund të ushtrojë fuqinë mbi një anëtar të komunitetit të civiluar kundër vullnetit të tij, është parandalimi i dëmit ndaj të tjerëve.”

Liria e shprehjes e ka zanafillën që në lashtësi. Fjala e lirë është karajteristikëe të parëve tanë.
Në Angli Bill of Rights 1689 përcaktonte në mënyrë ligjore të drejtën e lirisë së fjalës, ndërsa Deklarata e të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit në Francë, 1789, specifikonte të drejtën e shprehjes si një e drejtë e paevitueshme. Komunikimi i lirë i ideve dhe opinioneve është një nga të drejtat kryesore themelore të njeriut. Çdo qytetar mund të flaëë, shkruajë dhe printojë me liri, por duhet që të jetë përgjegjës (sipas ligjit) për abuzimet me lirinë.

Neni 19 i UDHR (1948), thekson se “çdokush ka të drejtë të lirisë së opinioneve dhe shprehjes dhe kjo përfshin lirinë e mbajtjes së opinioneve pa ndërhyrje dhe të kërkojë, marrë dhe shpërndajë informacione dhe ide me media të ndryshme pa asnjë kufizim”.

E drejta e lirisë së shprehjes njihet edhe në nenin 19 të European Convention on Human Rights, Nenin 13 të American Convention on Human Rights, Nenin 9 African Charter on Human and Peoples’ Rights, etj. Bazuar në argumentat e John Milton, liria e shprehjes është një e drejtë që përfshin jo vetëm të drejtën e shrehjes apo shpërndarjes së informacionit dhe ideve, por edhe tre aspekte të tjera:

1. E drejta për të kërkuar informacion.
2. E drejta për të marrë informacion dhe ide.
3. E drejta për të përcjellë informacion dhe ide.

Kjo e drejtë përfshin të tëra mediat, e folur, e shkruar, e printuar, me anë të internetit apo edhe në formën e artit. Kjo do të thotë se liria e shprehjes së fjalës përfshin jo vetëm përmbajtjen, por edhe mjetet e shprehjes. E drejta e shprehjes është e lidhur ngushtë edhe me të drejtat e tjera. Liria e fjalës është themelore në demokraci. Debati publik nuk mund të kufizohet as edhe në kushtet e emergjencës.

Ishte Alekasndër Meikleijohn që argumentoi se ka një lidhje të fortë midis lirisë së fjalës dhe demokracisë. Për një demoraci që të funksionojë është e nevojshme që elektorati të jetë i informuar dhe për këtë nuk duhet që të ketë pengesa për lirinë e përcjelljes së informacionit dhe ideve.

Sipas Eric Barendt, liria e fjalës mbron bazat e demokracisë dhe anasjelltas, ndërsa Thomas I. Emerson thekson se “liria e fjalës ndihmon që të arrihet një balancë midis qendrueshmërisë dhe ndryshimit. Liria e fjalës shërben si një valvol shkarkimi. Ajo sjell një komunitet më të qendrueshëm dhe më shumë adaptueshmëri në shoqëri.Opozita shërben si një funksion jetësor social në përmirësimin e procesit të pengesave burokratike”.

Liria e shprehjes dhe llogaridhënia që është një proces që ndjek lirinë e shprehjes janë sipas Bankës Botërore, që ka ndërmarrë një studim për Indikatorët e Qeverisjes në botë tregon se ka një shkallë të lartë ndikimi në cilësinë e qeverisjes.

Richard Moon argumenton se vlera e lirisë së fjalës dhe shprehjes lidhet me ndërthurjen sociale dhe se “duke komunikuar me të tjerët, individët, familjet, miqtë, kolegët, komunitetin, etj, dhe duke hyrë në diskutime me ta, individi merr pjesë në procesin e zhvillimit të njohurive dhe në drejtim të konunitetit”.

John Stuart Mill, argumentonte se “nuk mund të ketë progres në shkencë, ligje dhe politikë pa debat të lirë të mendimeve dhe opinioneve”.
Voltaire deklaronte se: “unë nuk e aprovoj atë që thua, por e mbroj deri në vdekje të drejtën që ke për të thënë atë që do të thuash”.

Noam Chomsky thotë se “nëse ju besoni në lirinë e fjalës, atëhere ju besoni në lirinë e fjalës edhe për ato fjalë që nuk ju pëlqejnë.”

Zonja Federica Mogherini, Zv Presidente e Komisionit të BE-së, sot, në një takim në BE; në kuadër të veprimtarive të ndryshme që zhvillohen me rastin e 70 vjetorit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut Tha: “Deklarata Universale e të drejtave të njeriut është manifest për të sotmen. Të drejtat e njeriut nuk jepen, ato fitohen”.

Share: