Gazetari Bejdo Malo i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se ka pasur një informacion nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë për kandidaturën e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.
Malo: Duhet të dimë që zt.Meta ka marrë në telefon zt. Sandër duke i thënë se duhet të vish në Presidencë. Ai i ka thënë që vij nëse më dekreton. Kjo do të thotë se ai e ka ditur arsyen. Kjo është absolute. Refuzimi është në mënyrë taksative. Presidenti nuk të dekreton se pse ke marrë dy rroga. Presidenti ka pasur një informacion që është e mundur të jetë nga SHIU. Është një dokument që sipas aludimeve ka ndodhur diçka në Gjermani, të cilën ndoshta rrethi i dytë i Metës do ta nxjerrin. Helidon Bendo nuk ka çuar raport. As Gentiana Sula.