Home KRYESORE Marrëdhëniet e Tahirit me Ramen? Ja si pergjigjet ish ministri

Marrëdhëniet e Tahirit me Ramen? Ja si pergjigjet ish ministri

“Me Kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin e Partisë ka kohë që nuk kam marrëdhënie”. Kështu u opërgjigj në studion e Opinion Saimir Tahiri, kur gazetari Blendi Fevziu e opyeti për marrëdhëniet e tij aktuale me Edi Ramën.

“A ka interes publik kjo? E shoh të parëndësishme këtë, për çështjen për të cilën jam në hetim dhe për të cilën kam ardhur të përgjigjem. Nuk do doja kurrë që cilado marrëdhënie e imja të kishte ndikim të cilitdo lloji tek ky process. Me Kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin e Partisë ka kohë që nuk kam marrëdhënie, por kam bërë detyrën time që e kam njoftuar për këtë vendim”, tha Tahiri, duke mos e përmendur në emër Kryeministrin Rama. / Opinion.al

Share: