1) Master chef Arjani një prezantim te shkurtër si jeni premiuar Master chef? Dmth rruga juaj profesionale deri sot?
Master Chef Arjan Ceka: – Te qenit pjese e master chef ka një rruge goxha te gjate dhe te vështire, sidomos për mua qe e kam nisur nga hiçi.
Pjesëmarrja neper konkurset ndërkombëtare me ka dhëne një shtyse te madhe si nga ana profesionale, gjithashtu dhe ne kontaktet e rëndësishme me ajkën e gastronomisë botërore.
Ne mars te 2012 kam konkurruar për here te pare ne një gare ndërkombëtare te gastronomisë. Ishte Kampionati Internacional i Kulinarisë ne Iasi te Rumanisë dhe fitova Medalje Ari ne kategorinë e gatimit te peshkut, Medalje Ari për kategorinë apetaizer si dhe kupën e arte duke e renditur kështu Shqipërinë menjeherë te paren ne konkurs.
Qe nga ajo here nuk u ndala me duke marre pjese ne kompeticione te tilla , por me një ndryshim edhe cilësor…, si pjesëtar jurie dhe jo me si konkurrent.
Kurse Çmimin e Master chef e kam tërhequr nga ‘The World Master Chefs Society”.
Është një nga vlerësimet që me ka dhënë më tepër kënaqësi deri më sot, pasi me është dashur mbi dy vjet që ta jap këtë “provim të vështirë”, derisa me erdhi miratimi e me pas xhaketa e “Master Chef” e cila është ‘lëkura ime e dyte’ ne fushën e gastronomisë .
2) Master chef Arjani, mund te bejme ne mënyre telegrafike një përmbledhje te eksperiencave te tua ne ushtrimin e profesionit si shef kuzhine?
Master Chef Arjan Ceka: Eksperienca ime si ndihmës kuzhinier e me pas si Executive Cheff i ka fillesat ne Angli. Mund te them se fillimi im ishte i njëjte me qindra te tjerë. Emigrim ne Angli për me tepër mundësi dhe me pas, detyrimi për te filluar një pune për mbijetese.
Nuk e kisha menduar ndonjëherë veten ne kuzhine edhe pse gjithmonë me ka pëlqyer shume gatimi. Te shijuarit është shqisa ime perfekte. Gjate punës si fillestar ne sektorin e sallatave, njekohesisht u regjistrova dhe ne kolegjin e kuzhinës ku dhe studiova për 3 vjet.
Guximi dhe vullneti për te ecur beri qe ti ngjisja shume shpejt shkallet dhe te bëhesha brenda 2 vjetësh shefi i restorantit ku unë punoja. Kam punuar për rreth 9 vjet ne qytete te ndryshme te Anglisë deri ne 2008 ku vendosa te kthehem ne Tirane.
Ushqimi ne Shqipëri ne atë kohe ishte goxha mbrapa krahasuar me kuzhinën franceze apo italiane. Ne 2009 fillova si Chef kuzhine ne një nga restorantet me te njohura akoma edhe sot. Edhe pse për shumicën e shijeve ishte e vështire te pëlqehej menyja qe restoranti kishte, prape mund te them qe ishte një sukses i jashtëzakonshëm. Krudo, sushi apo tempura ishin miqtë me te rinj te klientëve dhe tashme ushqimet e preferuara te shumicesh.
Kam punuar ne shume restorante prestigjioze ne Tirane gjate kësaj kohe. Dhe prej 4 sezonesh jam Executive chef ne një nga resortet me te mëdha ne Shqipëri.
Njekohesisht pedagog prej 3 vjetësh ne Institutin Kulinar Neranxi, gjithashtu kam një restorant peshku.
3) Eksperienca juaj ne Institutin Kulinar Neranxi?
Master Chef Arjan Ceka: – Me ambientet mbresëlënëse te Institutit Kulinar Neranxi jam prezantuar ne panairin e vitit 2012. Aty isha i ftuar si chefi i restorantit ku punoja për tu njohur me nga afër me produktet e reja te kompanive qe unë bashkëpunoja. Aty takova z. Nikollaq dhe znj. Nurie Neranxi te cilët me folën me shume pasion për te gjithë atë perandori produktesh qe kane krijuar.
Fillova si docente ne vitin 2013 duke u bere pjese e stafit pedagogjik. Tani jam docente i vitit te dyte dhe jap mësim për studentet vërtet te talentuar te cilët enderrojne te ecin ne gjurmët e mija dhe te bëhen pjese e restoranteve me prestigjioze brenda dhe jashtë vendit.
4) Master chef Arjani, nëse jemi klientë tek ju, menyja qe do na sugjeronit?
Master Chef Arjan Ceka: – Ne fillim do ju pyesja nëse jeni për mish apo peshk? Vet preferoj ushqimet aziatike. Mbase disa nigiri ose sushi shoqëruar me wasabi, turshi xhinxher dhe kampionin e salcave ‘sojen’.
Nese jeni tek peshku do ju sugjeroja ta fillonit me një sallate te pasur ne omega 3 Me perberes si Lakra të egra të seleksionuara, avokado, salmon , arra, ullinj, salcë chef, arra. Dhe, për te vazhduar pastaj me peshk te egër te gatuar ne avull.
Nese do zgjidhnit mish pse jo një fiorentin medium te shoqëruar me krem luleshtrydhesh.
Gjithashtu unë personalisht do ju sugjeroja gatime tradicionale te moderuara. Ku do gjenit shijen e femijerise ne një pjate te mrekullueshme. Psh rose te tymosur me petka ose zog fshati te marinuar me jufka.
5) Nese flasim për krijimtari edhe ne gatim, mund te na bëni me dije disa nga realizimet tuaja? Meny qe janë made by Master chef Arjan Ceka?
Master Chef Arjan Ceka: – Ne shumicën e restoranteve ne Tirane ju siguroj qe do gjeni një meny “ made by Master chef Arjan Ceka “
Nje nga menytë e fundit qe po punoj është kjo pas fotovo:
SALLATË
Sallatë vitale
(Mix sallatash , quinoa, avokado, fiq, misër të verdhë, fara chia, xhenxhefil, laim , gojiberry, arre.
Sallatë Ceasar me fileto rose
(Sallatë aizberg , anchuke , djathë parmixhano , salce klasike Ceasar, copa krokante kungulli të pjekur ,pluhur ulliri të zi.
Sallën healthy & Fit
(Sallatë jeshile, kërpudha, qepë të njoma , kungull i njomë, karrota te pjekura.
Mund te shoqerohet sipas deshires suaj:-mustardë, kos-limon, uthull dhe vaj ulliri
Kapreze klasike
(Topa Buffalo mozzarella, domate të vogla të kuqe dhe të verdha , ullinj te vegjel bio, copeza baguette të thekura, sperkatur me uthull balsamico.)
Omega-3-sallatë
( Lakra të egra të seleksionuara, avokado, salmon , arra, ullinj, salcë chef , arra.
SANDWICHES & BURGERS
Sanduiç Club
( fileto pule, proshutë, domate, lakër dhe majonezë në ciabatta)
Burger viçi
(Burger shtepie , majonezë , domate. Shërbyer me një domate të freskët dhe qepë të kuqe.)
Pulë dhe boronicë e kuqe .
(Mish pule i skuqur me gjalp, me salcë të shkrirë boronice dhe djathë.)
Piaddina city art
(Proshute crudo, rucola, mozzarella, pesto borziloku )
Piaddina caesar
(Sallatë cezar, fileto pule dhe parmigiano)
Pjata te dyta
Levrek i egër me koriandër, mustardë dhe salcë mjalti
(Shërbyer me patate të reja të shartuara, fasule te bardha, qepë të kuqe.)
Rizoto me kërpudha dhe asparagus
(shoqeruar me parmixhano ).
Risotto me spinaq, tartuf të bardhë dhe fileto levreku 750 l
Tagliatelle me ragu qengji dhe trumzë të freskët 600 l
Ravioli i ditës
Fileto salmoni të pjekur me asparagus dhe salce hollandaise .
Fileto pule marinuar me fara lulekuqe
(Shoqeruar Me salcë te embel me mjalt dhe krem djathi)
Fileto toni me salce te embel pikante
( shoqeruar me perime të pjekura te stines )
Fileto vici
(Shërbyer me pure patatesh të ëmbla, fasule te bardha dhe trumzë )
Bel derri i presuar
(shoqeruar me salce mishi , shege , spinaq dhe asparag )
SUPA
– Krem kërpudhash të egra shoqeruar me vaj hudhrash dhe grisini
Supë e ditës 250
BRUSKETA
Brusketa me filadelfia , salmon te tymosur dhe kaperi
Brusketa me gorgonzola mjaltë dhe dardhë.
ANTIPASTA
Mix proshuta të ndryshme.
(carne salata di fesa, bresaola di punta danca, coppa stagionata e verë, guanciale suino pepato, pancetta smoked cruda, djathë crudo st daniele, salame ferrarese, salame milano, salame soppressa, salsiccia piccante, spianata romana)
Mix djathrash.
(parmigiano reggiano, grana padano, pekorino romano, pecorino di, pica provolone, asiago presato, caciotta, taleggio, gorgonzola, scamorza, burrata fresca, buall mocarela)
Antipaste city art
( mix proshuta , mix salami dhe mix djathi)
Antipaste vegjetarjane 600 l
( humus , domate te thata , ullinj të marinuar shoqeruar me salce xaxiqi , dhe grissini )
Djathë dhie, domate te thata
(Shoqeruar sipas deshires Me pesto borziloku )
Finger food
Patate shtepie .
Spring rolls
Mix city art e ngrohte
(chicken fingers , patatet e skuqura, krahë pule tempura, kroketa me mozzarella , kroketa vici , chorizo).
Sushi.
Maki rolls
Nigiri
sashimi
Mëngjesi
Tost klasik (proshutë dhe djathë).
Tost françez.
Briosh.
Mengjesi i embel. (Qumësht / gjalpë / marmelatë.)
Omelette me spinaq dhe te bardhe veze
Omeletë spanjolle.
Vezë Benedikti(avokado dhe mango)
Tarte me molle
Muffin
Embelsira
⁃ chesse cake.
⁃ Krem brûlée.
⁃ Belis tiramisu.