Home KRYESORE Në këtë zaman (jo më të asaj, por) të kësaj furie! Nga...

Në këtë zaman (jo më të asaj, por) të kësaj furie! Nga Kasem Seferi

Kënga shkodrane “N’at zaman të asaj furie” flet për dashurinë, por edhe për shpirtin e revoltuar të qytetarit/qytetares shqiptare.

Dhe i jap udhë kujtesës me më të vjetrën zakonore shqiptare “Çka është zani?”.

Zërat qytetare “majekrahi”, më thonë se ka diçka që nuk shkon në politikën e sotme.

Dorëheqja e Fatmir Xhafës!

Dukja e tij në paradat e marrëdhënieve publike të Lali Erit!

Propozimi për Ministër të Brendshëm të Gjeneralit në rezervë Sandër Lleshi!

Mosdekretimi nga ana e Presieentit të Republikës Meta!

“Lajmet shkojnë dhe vijnë?!”, më kujtojnë të madhen Lola Gjoka te filmi “Ballë për Ballë”.

“Ngelem pa frymë”?!

JO! JO! DHE JO!

PËRSE?

Më vjen në mendje kënga e korit të Pleqve të Korçës, veçanërisht, vargu: “Por mbi të gjitha dua Shqipërinë” dhe dua të vjell çfarë kam gëlltitur materialisht dhe shpirtërisht deri tani.

Më vjen në mendje Maduro në Venezuela dhe emigrimi i qytetarëve venezuelianë në shtetet fqinj.

Më shpeshtohen ngjarjet dramatike të kontrolleve dhe kthimit mbrapsh të qytetarëve shqiptarë në dhe nga aeroportet e vendeve të BE – së.

Më vjen në mendje …

Më saktë, ku nuk më shkon mendja.

Dhe.

Së fundi fare.

Te thënia popullore: “Stambolli (qytetari shqiptar) digjet, kurva (Qeveria) krihet.“.

Nuk më ngelet asgjë vetëm se të krijoj ndonjë thënie si, për shembull: “Bijë moj, kurvë e nënës ç’të të qaj më parë.“:

Kasem Seferi

Share: