Pamje të rënda janë publikuar nga vrasja e sotme që tronditi qytetin e Shkodrës. Në atentatin e ndodhur në lagjen “Rus”, u qëllua me breshëri plumbash Fatos Ferracaku, i cili vdiq në vend.
I plagosur nga të shtënat mbeti edhe Fatmir Mehaj, që aktualisht ndodhet në spital.
Në pamjet e rënda të publikuara nga JOQ, shihet Ferracaku i shtrirë në tokë, dhe rreth tij një pellg gjaku.
Në videon disa-sekondëshe duken njerëzit rrotull tij. Verracaku u qëllua me plumba në gojë e kokë, teksa pinte kafe me të plagosurin Mehaj.
I riu ishte kushëriri i tretë i Arjan Ferracakut, i njohur ndryshe si “biznesmeni mbi kalë”, i cili u ekzekutua disa muaj më parë në një atentat mafioz./Lapsi.al