Home KRYESORE Pas 1 viti në detyrë Meta dekreton drejtorin e SHISH, Helidon Bendon

Pas 1 viti në detyrë Meta dekreton drejtorin e SHISH, Helidon Bendon

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar pas një 1 viti drejtorin e SHISH, Helidon Bendo. Kujtojmë se në tetor të vitit kaluar, Kryeministri Rama propozoi Bendon në detyrë, por Meta nuk e firmosi dekretin. Gjatë kësaj kohe Helidon Bendo ka drejtuar institucionin nga pozita e n/drejtorit. Kujtojmë se Meta i ka kthyer Ramës së fundmi ministrin e Brendshem, duke mos pranuar të dekretojë Sandër Lleshin.

Njoftimi i Presidences

PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 92, pika f, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Helidon Bendo, emërohet në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10937
Tiranë, më 05.11.2018

Share: