Home KRYESORE Plaku Mustaf “trafikanti” dhe i shumëkerkuari Admir

Plaku Mustaf “trafikanti” dhe i shumëkerkuari Admir

Nga Anila Hoxha

Në të 78 vitet e jetës së tij Mustaf Shuti mendonte se i kishte kaluar të gjitha llojet e dallgëve. 16 vite në minierë aq sa i lanë në vazhdim një sëmundje të egër mushkërish.

Më tej kooperativë dhe pesë femije per ti rritur. Pastaj e shoqja ” u ngjit” per krevati nga nje paralize e befte. “Po asgje asgje nuk ishte dhe nuk i ngjan kesaj te fundit” ofshan Mustaf Shuti.

“Asgje me e rende se shija e prangave” me thote. Mustaf Shuti ka zene krevatin, ai ne njerin krah dhe plaka ne krahun tjeter. ” me lane – thote – me lane arrest shtepie- mire boll bene- po ku do shkoj , jam i semure , jam duke ikur ne vend tjeter, jo prej shtetit ” . Mustaf Shuti jeton ne Brenoge te Hasit, nje fshat qe nuk u be i njohur as per largimin masiv te djemve drejt Anglise, as per deboren qe i bllokon e i mbyll pese muaj te vitit. Por per nje laborator droge.

“Erdhi policia … ata hyne ne oborr dhe gjithandej… kerkuan te dinin , kush eshte zot shtepie ketu pyeten? U ngrita nga krevati dhe ju tregova drejt, une jam u thashe” . Mustaf Shuti kembengul se i kane mashtruar. Varferia e ka ngulur ne fshat dhe jane nder te paktat familje qe nuk u larguan dot as ne emigracion dhe as larg Kukesit. Ne lagjen ku jeton familja Shuti me 7 anetare , kane ikur 6 familje. Ndertesat po rrenohen. Edhe plakut Mustafe , i ka ikur njeri nga djemte ne Zelande te Re, por ai nuk e ktheu me koken pas , as per nene e as per babe.

Djali me te cilin jeton XHevit Shuti , 48 vjec , para gjashte viteve filloi te punoje si shofer i linjes Has – Durres.

Plaku Mustaf dhe biri Xhevit, kane njejte emrat si turqit e telenovelave me trafikante dhe si 2 turqit e tjere qe nuk u arrestuan. Mes kolles qe nuk i ndahet plaku Mustaf shtrengon gjoksin dhe hesht kur e pyes a eshte trafikant?

” ceshte kjo pune – peshperit- ne jemi ca fukarenj te genjyer” . Mustaf plaku me tregon se ATA ishin lidhur me te birin, i kishin thene se do hapnin nje punishte per bimet medicinale dhe se u duhej ” nje cope shtepi me qera”. ATA erdhen te mekuren ne darke , dhe ju thashe se kur te benin ilace medicinale , mbase do me jepnin dicka edhe per kollen. Se ishte droge kurre nuk mund ta mendoja.

Te enjten ne mengjes plaku Mustafe tregon se u kishin kerkuar atyre te firmosnin nje dokument per qera. Por ATA nuk kishin pranuar. Kush jane ATA e pyes. Nese i shoh do ti tregoj me thote, sepse nuk i harroj. E kisha boll varferine thote. Por tre veta nga shtepia arrest , eshte boll e rende.

Plaku Mustaf , degjon zhurmen qe le sepata jashte ne oborrin e nje shtepie , ne te cilen jetojne te gjithe ne nje dhome. Nusja e shtepise me tre femije te vegjel , po ben gati drute e dimrit. Do vije debora thote, ka vaktin, po edhe qeveria eshte ne vakt te vet e mund ti gjeje trafikantet e vertete- thote Mustaf Shuti” . Tre dite ne paraburgim sjane asgje thote, djali ne burg thote seshte asgje, as nusja qe qe ne burg seshte asgje..para forces qe me duhet per ti bindur te gjithe, se jemi ca te genjyer” . Po kryet shendosh thote.. kryet shendosh.

Ne vendin e laboratorit Anila Shuti po fut drute e dimrit. Vajza e shtepise po djeg rakine, do ta shesin. Dy djemte e tjere me i madhi ne klase te tete, shikon me bisht te syrit atletet e njeriut qe me shoqeron. Jane firmato i thote shoqeruesi im, por ai nuk e ka idene, mban te veshura nje pale opinga te shkelura, numer mjaft i madh per kembet e tij dhe plot bajga lopesh. Dhe te mendosh qe ne shtepine e tyre u gjet nje laborator droge me mbi 100 kg morfine. Dhe te mendosh qe baba i tij, gjyshi i tij , nena e tij dyshohen si trafikante. Se bashku me biznesmenin Admir Hoxha, qe jeton ne arrati dhe qe ne afersi te areoportit ka nen pronesi nje nga restortet me luksoze.

Share: