Home KRYESORE Radhë në Kakavijë dhe Kapshticë, defekt kompjuteri në palën greke

Radhë në Kakavijë dhe Kapshticë, defekt kompjuteri në palën greke

Për mbi tre orë, në doganën e Kakavijës dhe Kapshticës nuk po punohet nga pala greke. Shkak është bërë një defekt kompjuterik i cili ka pezulluar punën në të dy doganat.

Emigrantët shqiptarë denoncojnë se prej disa orësh janë të bllokuar në palën greke, ndërsa shkak nga pala fqinje jepet problemi me sistemin kompjuterik.

Kjo ka krijuar radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës.

Mësohet se në Kapshticë po lejohen të kalojnë vetëm personat që kanë pasaporta greke dhe leje qëndrimi në Greqi.

Mësohet gjithashtu se pala shqiptare në Kapshtië po punon me 4 sportele. Policia kufitare shqiptare thekson se “lëvizja në palën shqiptare është normale”.

Radhët e makinave në pritje të kalimit nga Greqia për në Shqipëri janë mbi 4 kilometra.

v.l/ Dita

Share: