Eksperti Selami Xhepa, ka dhënë një shifër tronditëse në emisionin “Të Paekspozuarit” ne News24 që lidhet me korrupsionin në proceset e tenderave publikë.
Ai i referohet një studimi të kohëve të fundit sipas të cilit, 70% e tenderave publikë, fitohen nga kompani të krijuar pak muaj apo javë para zhvillimit të tenderit. Sipas një studimi të ditëve të fundit, 70% e prokurime publike u janë dhënë firmave të reja të krijuara disa muaj para zhvillimit të tenderit. Analiza nis në vitin 2012, ka qenë 30% në vitin 2012 dhe ka shkuar në 70% në vitin 2017.
Kjo shifër është që vërteton lidhjet e këtyre kompanive me politikën, duket qartazi. Kjo gjë sipas Xhepës mund të ketë ndodhur edhe me rastin e tenderit të projektit të Unazës së Re ku qindra banorë do të nxirren nga banesat e tyre.
“Ky fenomen është social dhe dramatik. Protesta dhe kërkesat e banorëve është një çështje demokratike, kemi 30 vite dhe ende nuk kemi arritur të krijojmë një komunikim me njerëzit. Ne sillemi ende me qytetarët në këtë format. Kjo lloj vepre ka nevojë për t’u konsultuar me qytetarët, është detyrim ligjor. Se me këto kompani ofshore ndodh që individë shumë të rëndësishëm bëjnë atë gjë që mund të pasurohen.
Në rastin konkret Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet të nis një hetim të thelluar, nëse këtu bëhet fjalë për procedura të kësaj natyre. të ndërtosh 2 km rrugë me 40 milionë euro, pasi fatura mund të rritet këtu problemi është shumë serioz pasi i gjithë projekti i PPP, i gjithë këtyre veprave të mëdha mendoj që çështja është shumë serioze,” tha Selami Xhepa.
v.l/ Dita