Home KRYESORE SHAFRANI BIO – EREZA ME E CMUAR NE BOTE GJENDET TEK DYQANET...

SHAFRANI BIO – EREZA ME E CMUAR NE BOTE GJENDET TEK DYQANET NERANXI

Prej nga e ka origjinën?

Pjesa më e madhe e shafranit (Crocus sativus) që e përdorim në kuzhinë është me origjinë të huaj (kryesisht vjen nga Irani, Kili, Spanja dhe Greqia), por edhe në Itali prodhohet: ka kultivime të vogla me një cilësi të lartë në Abruzo, Toskana, Marke, Umbria, Sardenja dhe gjithashtu në Lombardi.

Si mblidhet ai?

Koha e duhur për të marr lulet është agimi, kur nuk janë ende të hapura, ju duhet të mblidhni vetëm pjesën e bimës të dalë jashtë tokës, këputeni lulen me dorë duke marrë prej saj vetëm kurorën dhe vendoseni menjëherë në një shportë me thurje, pastaj kalojnë për fazën e tharjes. Lulet që mbesin hidhen nëpër fushë rreth kultivimit pasi shërbejnë si ushqim për kërminjt kështu ato nuk do dëmtojnë bimët e reja, pasi nuk përdoren pesticide duke kërkuar që të mbrojmë shafranin me mënyra natyrale.

Tharja: asnjëherë nuk duhet ti tejkalojnë 60°C.

Tharja bëhet në laborator në të njëjtën ditë ku temperatura nuk duhet t’i kalojë 60°C, për të ruajtur të gjitha vetitë e shafranit.” Në këtë fazë fillon të shfaqet aroma dalluese e shafrani, që ne e çmojmë aq shumë në kuzhinë.

Vlerat e dobishme:

Ai është anti-stres dhe është e mirë për kujtesën, është e pasur me vitaminë B1 dhe B2, është e mirë për ciklin, për qarkullimin e gjakut, ajo ndihmon tretjen, rrit kujtesën, përshpejton metabolizmin dhe lehtëson astmën. Është konstatuar efiktiviteti i saj kundër depresionit, stresit dhe nervozizmit dhe përdorimi i saj në ilaçe të cilat përdoren kundër sëmundjes së Alzhaimerit, rekomandohet që tek gratë shtatëzëna të mos përdoret në sasi të tepërta.

Këshilla në kuzhinë, kur e shtoni në rizoto.

Për ta bërë më të theksuar aromën e shafranit nevojitet që të priten fijet e thata, për shëmbull, përdorni një lugë shafran duke e lënë në lëng mishi ose ujë në 40°C për rreth dy orë. Për rizoton ideale është ta shtoni pasi ai të jetë zier, në këtë mënyrë temperatura nuk është shumë e lartë dhe do të mbajë aromën dhe karakteristikat e saj ushqyese.

Share: