Home KRYESORE Silvia Pagni në Institutin Kulinar Neranxi: Gatimi është art i vërtetë dhe...

Silvia Pagni në Institutin Kulinar Neranxi: Gatimi është art i vërtetë dhe vjen pas muzikës

Sot në ambientet e Institutit Kulinar Neranxi, në ditën e “Open Day” ishte pjesëmarrëse muzikantja shumë e njohur italiane Sylvia Pagni dhe grupi i saj i reproduksionit me në krye Massimo Vrenna dhe investitori i ri italian Rimi Michele Francesco.

Muzikantja Pagni sot u apasionua shumë në eksperiencën e një demonstrimi live të artit kulinar nga docenti i kuzhinës Chef Ilir Fama dhe grupit te tij studentor të cilët gatuan dhe demonstruan si në një orë mësimi receta të ndryshme me produkte të përzgjedhura nga Kompania Neranxi.

Docenti Ilir Fama tha se sot për miqtë e veçante u përgatiten receta te thjeshta ku te gjithë mund ti realizojnë kollaj sepse marrin pak kohe dhe kryesorja është sepse mund të përgatiten nga çdo kush.

Ndërsa sipas Pagnit, mënyra korrekte dhe e detajuar e shpjegimit të realizimit të një sallate, të rizotos apo edhe të mishit, të bën të besosh se edhe gatimi është një Art më vete dhe duhet respektuar si i tillë.

Ky impresion shume pozitiv i muzikantes u përforcua akoma shume kur pas realizimit te pjatave nga Chef Ilir Fama, ata, te ftuarit degustonin pjatat e realizuara te cilat ishin te shoqëruara me salcat dhe erëzat pikante qe vetëm Kompani Neranxi ofron për konsumatoret sqimatar.

E intervistuar nga gazetari Artur Nura për Radio Radicale, muzikantja Pagni tha se ne Institutin Kulinar Neranxi kish kaluar një eksperience te jashtëzakonshme dhe te pa provuar me pare dhe shtoi se, do te donte ta perseriste atë ne kthimin e saj sa me te shpejte ne Shqipëri.

Silvia Pagni qe mund të përkufizohet si një artiste me shumë dimensione, pianiste, instrumentiste, dirigjente dhe këngëtare qe ka performuar nga zhanri klasik tek pop-fino dhe “swing-jazz”, tha për “Radio Radicale” se pas kësaj eksperience kulinare te shkëlqyer, ajo mund te thoshte me plote gojën qe gatimi është një art me vete dhe se ajo mund ta rendiste atë me kënaqësi sigurisht pas Muzikës.

Ne fund për grupin e Silvia Pagnit docentet italiane te Pastiçerisë ne Institutit Kulinar Neranxi, Onofrio Campobello dhe Isidoro Giglio, kishin përgatitur ëmbëlsirat e duhura për te përmbyllur ketë eksperience gati artistike dhe te ëmbël për një artiste me famë shumë të mirë në Itali dhe në Evrope.

Ish pastashuta e dikurshme, me mjaft art nga pastiçeret italiane u servir sot si ëmbëlsira “Eclair” me mbushje krem shantili dhe me shije dhe ngjyra të ndryshme, ku e kuqja ishte me fruta pylli, dhe jeshilja me shije pistakio, mbyllen këtë eksperience te bukur për një artiste te shkëlqyer e cila premtoi kthim ne Institutin Kulinar Neranxi ku mësohet si te shijosh me shume dhe me mire ato me te cilat ushqehesh.

Share: