Home Gjeo-Ekonomia Soreca: BE, 40 milionë Euro për turizmin në Shqipëri

Soreca: BE, 40 milionë Euro për turizmin në Shqipëri

Ambasadori i ri i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Ambasadori tha se turizmi i qëndrueshëm mund të ndihmojë vendin ta përmirësojë ndjeshëm reputacionin e Shqipërisë jashtë. Soreca theksoi se BE do të akordojë 40 milionë euro vitin tjetër për projekte në këtë fushë.

Më poshtë pjesë nga intervista:

 Fevziu: Sa kohë keni si ambasador në Shqipëri?

Ambasadori: Kjo është java ime e tetë.

Fevziu: Tetë javë? Dhe keni pasur kohë t’i takoni të gjithë këtu?

Ambasadori: Jo gjithkënd, por kam punuar çdo ditë pothuajse 24 orë.Kam udhëtuar tashmë jashtë Tiranës. Kam qenë në Shkodër, në Kukës, në Berat, kam qenë në Fier.

Fevziu: Për tetë javë?

Ambasadori: Kam pasur kohë edhe të bëj rafting në kanionin e Osumit apo të shkoj në Parkun Kombëtar të Divjakës për të parë zhvillimet e lagunës atje. E dua Shqipërinë, jua thashë këtë.

Fevziu: Jeni ambasador me fat. Keni pasur rastin të bëni rafting në Osum, por për shkak të presionit publik është arritur mbyllja e projektit për ndërtimin e një hidrocentrali aty.

Ambasadori: E di që ka ekzistuar një projekt i tille, por qëfalë shoqërisë civile, me sa kam kuptuar, projekti që duhej të bëhej atje, që mund të ndikonte tek kjo bukuri natyrore,ështëndalur për momentin. Po flisnim për reputacionin më parë. Shqipëria ka nevojë, për shembull, për turizëm të qëndrueshëm. Kjo është mënyra më e mirë për të ndryshuar reputacionin.

Fevziu: Çfarë është turizmi i qëndrueshëm?

Ambasadori: Turizëm i qëndrueshëm do të thotë turizëm që është afërbukurisë natyrore të Shqipërisë. Shqipëria duhet të punojë me trashëgiminë kulturore të mijërave luginave të saj dhe tëqyteteve të bukura. Vitin tjetër ne do të vemënë dispozicion 40 milionë Euro me qëllim që të financojmë…

Fevziu: 40 milionë Euro? Për projektin?

Ambasadori: Për një seri projektesh që do të identifikojmë me qeverinë, me qëllim që të bëhet i mundur zhvillimi i zonave të ndryshme të vendit që ato të kthehen në atraksione turistike, duke respektuar turizmin natyror dhe të qëndrueshëm./Opinion.al

Share: