Një nga zgjidhjet më të efektshme për shëndetin dhe shtëpinë është përdorimi i uthullës së mollës, duke hequr dorë nga produktet komerciale. Ashtu si vaji i kokosit organik, uthulla e mollës është një alternativë e mirë natyrale që jep shumë përfitime të mrekullueshme për shëndetin dhe shtëpinë. Uthulla e mollës përmban “nënën e uthullës“- një element ushqyes i koncentruar i cili ka vlera antibakteriale dhe anti-fungale. Uthulla e mollës mund të përdoret për të përmirësuar jetën tuaj në mënyra të ndryshme, duke neutralizuar aromat e këqija në trupin dhe në shtëpinë tuaj, për të ndihmuar trupin dhe për të pastruar sinuset.
Ju paraqesim përfitimet shëndetsore dhe pastruese për shëndetin dhe shtëpinë.
1.Zbut dhimbjet e fytit
Uthulla e mollës ka veti të fuqishme, si aftësia për të luftuar mikrobet dhe bakteret. Nëse ndjeni dhimbje dhe shqetësime në fyt, provoni të përzieni rreth 1/4 filxhan uthull molle me një filxhan ujë të ngrohtë. Me këtë përzierje bëni gargarë çdo një orë,
pasi substancat acide të uthullës luftojnë mikrobet.
2. Largon urthin (djegësinë në stomak)
Të mirat dhe përdorimet e uthullës së mollës. Shumë njerëz i drejtohen uthullës së mollës, dhe anti-acideve, për të lehtësuar simptomat e djegies së stomakut (urthit). Djegiet e stomakut shkaktohen nga aciditeti i ulët në stomak. Uthulla e mollës mund
të ndihmojë tretjen e ushqimit në formimin e acidit të shëndetshën të cilin ajo ka nevojë, duke imituar kushtet acide të stomakut për të ndihmuar tretjen e ushqimit. Provoni duke marrë një lugë çaji uthull molle me ujë për të zbutur problemet e
stomakut.
3. Pastron hundët e bllokuara, duke lehtësuar frymëmarrjen
Uthulla e mollës mund të përdoret gjithashtu për të trajtuar në mënyrë efektive një infeksion sinusi. Ajo përmban nivele të shëndetshme të vitaminës B dhe vitaminës E, kalcium, kalium, magnez dhe të gjitha vlerat të cilat mund të ndihmojnë dëmtimet e sinuseve, zbut simptomat alergjike dhe zbllokon hundët duke lehtësuar frymëmarrjen.
Uthulla e mollës gjithashtu ka nivel relativisht të lartë të pH, që mund të ndihmojë mukusin e hollë dhe lufton rritjen e baktereve. Kombinoni një lugë çaji uthull molle me një gotë ujë për ta pirë, herën tjetër hundët tuaja do të jenë liruar dhe mund të merrni frymë lirisht.
Ky produkt gjendet te rrjeti i dyqaneve Neranxi