Home KRYESORE Tahiri: Në nje vend normal ambasada amerikane s’duhet të reagojë

Tahiri: Në nje vend normal ambasada amerikane s’duhet të reagojë

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar pas mesazheve të Ambasadës Amerikane, e cila tha se pret që ligji të zbatohet gjatë hetimeve ndaj tij.

Tahiri një një status në rrjetin social Facebook shkruan se: Siç nuk duhet të ndodhtë në një vend normal…

Reagimi i plotë:

Siç nuk duhet të ndodhtë në një vend normal, për fat të keq ka ndodhur që Ambasada Amerikane ka folur për hetimin ndaj meje më shumë se ç’kam folur unë vete. Ndodhi sërish edhe sot!

Ndërsa ky lapsprishuri, e gjeti rastin e radhës të vjelli banakut duke me bërë mua simbolin e dështimit të reformës në drejtësi.

Reformës në drejtësi në Itali e ka fjalën ky??? Atje ku u hetova jo politikisht por profesionalisht dhe përfundimi ishte SE NUK KAM ASNJE LIDHJE me gjithë llumin që e ka mbushur opinionin publik soji këtyre këtu.

Se ç’lidhje ka reforma në drejtësi këtu tek ne me hetimet nga Prokuroria Antimafia e Italisë prej nga ku mora drejtësinë që më takonte, këtë nuk e gjen dot as ky analisti në kulm të ligësisë së vet.

Por është motiv i bollshëm për të hedhur baltën e radhës, siç kanë bërë me parë deri sot.

Unë nuk besoj kurrë se Ambasada Amerikane është kthyer në Prokurori a Gjykate mu si ky klubi i analisteve palaço që ka me kile në vendin tonë, ndaj e përshëndes prononcimin me besimin se duam e presim të njëjtën gjë; DREJTËSIA TË BËJË DREJTËSI!

Share: