Pasi deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka quajtur Berishën autist, ka reaguar themeluesja e fondacionit “Down Syndrome Albania”, Emanuela Pepkola Zaimi.
Ajo kërkon dorëheqjen e deputetit socialist, ku shprehet: “Të mos guxojë me politikan të përdorë gjendjet e femijeve tanë për fyerje”.
Emanuela Pepkola Zaimi shkruan:
Nga ky moment e deri sa të bëhet realitet unë do të bëj të pamundurën që ky deputet të japë dorëheqjen e të mos jetë më përfaqësues i popullit shqiptar dhe i paguar me taksat tona.
Të mos guxojë më politikan të përdorë gjendjet e fëmijëve tanë për fyerje.
Komisioneri përMbrojtjen nga Diskriminimi REAGO!
Vasilika Hysi të lutem reago në cilësinë e zv/kryetares së Kuvendit
European Union in Albania please react!
Sot mua e Zela Koka na doli rryli në seancë dëgjimore të komisionit për arsimin, për një buxhet që siguron mundësi të barabarta për arsim cilësor të fëmijëve tanë.
Pas një dite të tillë, në vend që të jesh e qetë e të fokusohesh ke fëmjët e tu, të duhet të merresh me politikanë çnjerezorë që hanë bukë nga taksat e tua dhe që të shumëzojnë të gjithë punën me zero