Home KRYESORE Trafiku i drogës, arrestohet në Itali biznesmeni shqiptar

Trafiku i drogës, arrestohet në Itali biznesmeni shqiptar

Gëzim Sallaku, presidenti shqiptar i skuadrës italiane të futbollit Darfo Calcio që luan në kampionatin e serisë D është vënë në pranga së bashku me 3 vëllezërit e tij me akuzën e arëmbajtjes pa leje e përfshirjen në hetimet e një grupi italo-shqiptar trafikantësh droge.

Antimafia italiane në bashkëpumin me policinë e provincës së Breshës e atë të Bergamos kanë ekzektuar gjatë orëve të fundit një operacion antidrogë i cili ka shkatërruar një organizatë kriminale italo-shqiptare që trafikonte drogë nga provinca e Parmës dhe e Bergamos drejt Breshës.

Operacioni ka nisur hetimet në nëntor të 2017 e ka vënë në pranga 30 persona, 22 prej tyre u arrestuan gjatë orëve të gundit mes të cilëve dhe sipërmarrësi shqiptar Gëzim Sallaku e 3 vëllezërit e tij Gazmir, Taulant e Isuf.

Hetimet e antidrogës italiane dyshojnë se sipërmarrësi shqiptar të jetë i përfshirë me aktivitetin kriminal të kësaj bande trafikantësh e gjatë kontrollit në vilën e tij në liqenin Iseo janë gjetur fshehur në garazhd tre pistoleta me municione.

Ndaj vëllezërve Sallaku është lëshuar urdhëri i arrestit me burg për amrëmbajtje pa leje.

Gëzim Sallku është pronari i skuadrës italiane të futbollit të serisë D Darfo Calcio.

Kohë më parë ai u akuzua nga Financa italiane për pjesëmarrje në aktivitet kriminal, mashtrim fiskal e fallsifikim dokumentash, gjë që coi në arrestimin e tij dhe në sekuestrimin e pasurive, Më pas qe gjykata që e la të lirë duke i hequr dhe masën e sekuestros.

Operacioni i fundit i policisë italiane ka cuar në zbulimin e një rafinerie droge në provincën e Bergamos për llogari të këtij grupi kriminal, është sekeustuar një sasi e konsiderushme droge e rreth 100 mijë euro cash.

Në mes të muajit tetor në pranga është vënë dhe një familjar i vëllezërve Sallaku , Sajmir Sallaku i cili u arrestua në flagrancë me rreth 1 kg kokainë./ora news

Share: