Home KRYESORE U zunë për partitë, çfarë tha ekzekutuesi i kryetarit të njësisë

U zunë për partitë, çfarë tha ekzekutuesi i kryetarit të njësisë

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e ndodhur në fshatin Kote të Vlorës, dy ditë më parë.

Fatmir Hodo, 64 vjeç, kryetar i Njësisë Administrative Kotë në Bashkinë e Selenicës u vra me armë zjarri në lokalin e fshatit nga Admir Delaj, 44 vjeç.

Hodo u qëllua me çifte nga Delaj, i cili ishte nga i njëjti fshat me viktimën.

Sipas Policisë ngjarja ndodhi pasi viktima dhe autori kishin konsumuar alkool së bashku në lokalin e fshatit.

Ata kishin konsumuar kafe edhe tri ditë më parë por nuk kishin pasur debate.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në orën 14.50 pas një debati për bindje politikë.

Viktima njihej për bindjet e djathta, ndërsa autori sipas dëshmitarëve në vend, njihej si militant i PS-së.

“Në fillim biseda dukej normale, por më pas pati tone të larta mes tyre. Nisën të debatonin për politikë, njëri për PD-në e tjetri për PS-në dhe më pas gjithçka degjeneroi në fyerje. Admiri doli jashtë dhe pas pak u kthye me armën në dorë që e kishte pasur në makinë. Ai qëlloi drejt Fatmir Hodos duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas u largua me shpejtësi me mjetin e tij”, thanë dëshmitarët.

Ndërkohë policia nuk ka përjashtuar edhe problemet me pronat mes dy familjeve.

Vetë autori i ngjarjes është shprehur se “e vrava se u grindëm”, por pa dhënë detaje lidhur mbi arsyet e grindjes./Opinion.al

Share: