Home KRYESORE Video/Kryeministri kopjon Fundjavën Ndryshe, bën me shtëpi Nikon në Vlorë

Video/Kryeministri kopjon Fundjavën Ndryshe, bën me shtëpi Nikon në Vlorë

Po të shihni videon e postuar në faqen e Kryeministrit në facebook është identike me videot që poston “Fundjava Ndryshe”, vetem se ndryshojmë personazhet, nuk është Arbër Hajdari protagonist, por Edi Rama.

Një familje në fshatin Vajzë të Vlorës ka dalë nga errësira. Kryeministri ishte atje para disa muajsh, kur familja e Niko Ahmetit jetonte në mjerim ishte edhe sot kur i ndërtuan shtëpinë e re.

Veçse ndryshe nga “Fundjava” e Arbërit që ka ndërmmarë një mision vullnetar, Kryeministri është njeri i votuar për të nxjerr nga varfëria ato mijëra familje që janë në kushte mizerabël pikërisht se mungojnë politikat sociale./Opinion.al

Share: