Home KRYESORE Video/Përplasja Rama-Meta për Ministrin Lleshi, ja si ka vepruar Italia

Video/Përplasja Rama-Meta për Ministrin Lleshi, ja si ka vepruar Italia

Politika shqiptare u përfshi në një përplasje të fortë mes institucionit të presidentit dhe Kryeministrit të vendit, lidhur me mosdekretimin nga ana e presidentit Meta, të Sandër Lleshit në pozicionin e Ministrit të Brendshëm. A e lejon kushtetuta që presidenti ta refuzojë dekretimin e Ministrit apo atij i duhej ta miratonte atë? E ndërsa pritet të shkojë për zgjidhje në Gjykatën Kushtetuese, duket se përvoja në shtetin italian ka krijuar disa precedentë.

Ndonëse në vendin fqinj Presidentët kanë më pak kompetenca se kreu i shtetit në Shqipëri e kanë ushtruar katër herë kompetencën për të refuzuar një propozim për emërim ministri. Gjithashtu neni 92 i Kushtetutës italiane është i njëjtë me nenin 98 të Kushtetutës sonë.

Video në vijim shpjegon 5 fakte italiane, se si janë sjellë presidentët e Italisë kur kanë rrëzuar dekretin e kryeministrit dhe çfarë parashikon kushtetuta e tyre./Opinion.al

Share: