Home KRYESORE “6 milionë Euro për të ruajtur universitetet”, vëzhgimi për rojet private!

“6 milionë Euro për të ruajtur universitetet”, vëzhgimi për rojet private!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Universitetin e Vlorës, për dialog me studentët, lidhur me kërkesat e këtyre të fundit. Por në hyrje të institucionit, Rama u ndalua nga një grup studentësh, të cilët nuk lejoheshin të futeshin në takim. Studentja Ardisa Çobo replikoi me shefin e qeverisë dhe studentët nuk pranuan të hyjnë vetëm disa, ndaj ngelën jashtë.

Gazetarja e “Stop” ka realizuar një vëzhgim në Universitetet e Tiranës gjatë ditës dhe natës, për të parë, sesi ruhen këto institucione. Kryeministri tha pak ditë më parë, se Universiteti i Tiranës shpenzon 6 milionë Euro në vit për shërbimin e sigurisë, por nga vëzhgimi i gazetares, kjo shifër është shumë larg saj, që duhet të jetë kostoja reale për ruajtjen e universitetit.

Fakuluteti i Mjekësisë

Punonjësi i policisë private: S’është mirë të jap informacione në lidhje me punën.

Gazetarja: Vetëm je aty?

Punonjësi i policisë private: Sigurisht! Turni i parë!

Universiteti Inxhinierisë së Ndërtimit

Gazetarja: Sa veta jeni në turn?

Punonjësi i policisë private: 3 veta!

Fakulteti i Shkencave Sociale

Gazetarja: Sa security ka?

Punonjësi i policisë private: 6 veta!

Në Fakultetin e Drejtësisë gazetarja nuk gjeti asnjë roje, njësoj si në Fakultetin Bujqësor.

Universiteti Politeknik

Gazetarja: Sa security jeni për ruajtjen e këtij universiteti?

Punonjësi i policisë private: Ne!

Gazetarja: Vetëm ju të dy? Laj-thaj?

Gazetarja: D.m.th, jeni me turne?

Punonjësi i policisë private: 8 orësh, 2 turnesh,Ka dhe te trau.

Universiteti Ekonomik

Punonjësi i policisë private: Sipas regullores, jemi nga 2 veta, njëri tek kjo derë, tjetri te dera tjetër.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Gazetarja: Fakulteti, nga sa roje private ruhet?

Punonjësi i policisë private: 3 jemi ne , 4 me gjithë zëvëndësues.

Vëzhgimi natën

Në Universitetin e Mjekësisë janë të punësuar 5 roje private. Ndërsa në Universitetin Bujqësor nuk ka asnjë roje.

Universiteti i Sporteve

Punonjësi i policisë private: Ne jemi 5 veta me një vënd.

Universiteti Politeknik

Punonjësi i policisë private: Sa punonjës policie?

Gazetarja: Po!

Punonjësi i policisë private: 15!

Universiteti i Drejtësisë

Punonjësi i policisë private: Sa veta jemi? 4 veta jemi!

Universiteti i Arteve

Punonjësi i policisë private: 3!

Fakulteti Ekonomik

Punonjësi i policisë private: Në këtë fakultet janë 12 veta.

Në bazë të vëzhgimit të bërë nga gazetarja e emisionit “Stop”  rezulton që të jenë 60 punonjës të punësuar si roje në universitete të ndryshme të Tiranës. Me një llogari të thjeshtë 60 punonjës ku paga e tyre nuk është më shumë se 30 mijë Lekë të reja nuk e justifikon tenderin e 6 milionë Eurove!/tvklan.al

Share: