Home KRYESORE 6 princeshat që ndryshuan imazhin e gruas në Shqipëri

6 princeshat që ndryshuan imazhin e gruas në Shqipëri

Pak është folur për ndikimin e madh që motrat e Mbretit Zog kanë patur në art, sport, turizëm e deri tek çështjet e rëndësishme politike të vendit. Por Elia Zaharia në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Jo vetëm modë” flet për 6 princeshat që ndryshuan krejtësisht perceptimin mbi të drejtat e gruas në shoqërinë shqiptare.

“Duhet theksuar se më 1939 kur familja mbretërore u detyrua të largohej nga Shqipëria nuk mundën të marrin shumë objekte personale. Në çantat e tyre janë gjendur sende që janë edhe sot, siç janë foto të princeshave, stilolaps, llullë dhe libra. Një nga librat e mbetur dhe që është rigjetur vite më vonë ka qenë edhe një rezyme e 10 viteve të Mbretit Zog si ministër, kryeministër, president dhe mbret”, tha Zaharia.

Motrat Zogu patën një ndikim të dallueshëm në jetën e të vëllait. Më e madhja dhe më e rezervuara prej tyre ishte princeshë Adileja. Pas vdekjes së nënës ajo iu përkushtua motrave dhe vëllait. Dhe mbreti Zog përpara se të martohej me mbretëreshën Geraldinë, ia la motrës së tretë, Senije Zogut atributet e Zonjës së Parë.

Motra e dytë Nafija, u martua me Ceno Kryeziun, një figurë e rëndësishme politike në Kosovë në atë kohë. Djali i tyre Tati do të mbënte për pak kohë titullin e trashëgimtarit të fronit derisa erdhi në jetë Leka i parë. Qenë pikërisht motrat Zog ata që mundësuan njohjen e mbretit me fisniken hungareze Geraldina.

Secila prej tyre mori nën patronazh nga një seksion të organizimit të shoqërisë. Princeshë Senija u vu në krye të  Kryqit të Kuq Shqiptar, Princeshë Ruhija u angazhua në arsim dhe të drejtat e gruas, Princeshë Myzejeni në art dhe kulturë , ndërsa Princeshë Maxhideja në sporte.

“Ato kanë qenë shumë të dedikuara në pjesën e bamirësisë, në sporte, art, në ndërtimin e mencave për të vobektët, spitale dhe gjërat që bëhen edhe sot e kësaj dite. Ajo që bie në sy kur mëson për historinë e tyre është ambicia për të qenë në të njëjtin hap me kohën”, tha Zaharia./tvklan.al

Share: