Home KRYESORE Ah ku më hodhi Zoti” protesta e studentëve duket se tani ka...

Ah ku më hodhi Zoti” protesta e studentëve duket se tani ka një himn

Kënga e Robert Aliaj si duket është bërë himn i protestës së studentëve. “Ah ku më hodhi Zoti” titullohet kënga që ka shoqëruar studentët përgjatë këtyre ditëve.

Robert Aliaj e publikoi këngën e tij vetëm pak kohë më parë, teksa konkuroi me të në festivalin e muzikës ” Kënga Magjike”.

Vetë Roberti prej ditësh gjendet pranë studentëve protestues, madje dje qarkulluan lajme se ai është proceduar penalisht nga policia. Ky lajm u hodh poshtë pak më parë teksa ministri Sandër Lleshaj tha se ky lajm ishte i pavërtetë.

Të pozicionuar para Kuvendit të Shqipërisë, studentët disa minuta më parë kënduan këngën njëherazi, teksa pohuan se kjo këngë është himni i rezistencës së tyre. Sigurisht përpos himnit kombëtar që studentët e kanë kënduar çdo ditë të protestës së tyre./Opinion.al

Teksti i këngës:

Ah ku me hodhi zoti syrgjysonur e katosur
Po vajtonj pa fund, pa shpresë, Mes Brukselit, mes Bë- Es,
Ku e lam’ e ku na mbeti, ketu vdes për bukë mileti,
Anës Zenes, i palarë, Edhe ujin me orar.
Pranë sofrës, vdes urie, Plot me lista veresie,

Pranë dijes, të panxënë, Me fëmijë që shkollën lënë,
Futur në kulla ngujimi, Rroftë arsimi, poshtë arsimi,

Lakuriq dhe i dregosur, Mes Brukselit, sakatosur.
Ah ku me hodhi zoti

Se ç’e shembën mercenarët, Prokurorët dhe gjyqtarët,
Se ç’e shtypi, korrupsioni, Qeveritë që s’bien nga froni,

Se ç’e pren’ e se ç’e vranë, Ç’e shkretuan anembanë,
Me reforma, me hashash Me drejtësi deledash,

Nënë thundrën e Mjerimit Mes Belgjikës, Perëndimit…
Çirrem, digjem i vrerosur, I penduar, çarmatosur,

As i gjall as i varrosur, Pres një shenj’ e pres një dritë,
Që të kthehem pas një ditë, Në të ëmblën Shqipëri,

Ku kupton, qe je njeri, Ah ku me hodhi zoti.
Në të ëmblën Shqipëri, Ku kupton, qe je njeri

Aty ku të hapet dera, Ku mbijnë lulet dhe në plehra,
Pranë vatrës, ku zien puna, Ku ndrit lana, fryrë si Buna,

Ku paqe ka dhe nder Ndaj do kthehem menjehere
Ëndëroj pa fund, pa shpresë, Në Dragot të shkoj, të vdes
Dhe një zë vengon nga lumi, Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po feston, Parlamenti e bekon,

Se pëlcet, bollëku, puna, Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini, Zbutet me tendera zengjini,
Se pas vuajtjes ndriti jeta, Barazia, e vërteta,

Ngrehuni ashtu si bota, Dhe i mbuloni me vota
Katundar’ e punëtorë, Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Ky ilaç e ky kushtrim, më bën djal’ e më bën trim,
Që të vij plot me shpresë, Pranë Filatit, pranë Dumresë,

Se pas dimrit vjen një verë, kthehuni dhe menjëherë,
pranë vatrës, pranë punës, Anës Vjosës, anës Bunës.
Prane Lumbardhit larg prej dhunës
Ah ku me hodhi zoti.
Arratisur, syrgjynosur, emigrant e bukësosur,
brohoras me bes’ e shpresë, Ne dragot do shkoj te vdes…
Lakuriq dhe i dregosur, syrgjynosur, sakatosur

Mes Brukselit ziliqar, O sa mire me ken shqiptar

Share: