Home KRYESORE Astrit Patozi: Studentet fitues gjenetikë, Luli është humbës i lindur!

Astrit Patozi: Studentet fitues gjenetikë, Luli është humbës i lindur!

MOS I FYENI STUDENTËT DUKE I KRAHASUAR ME LULIN!

Ata që u thonë protestuesve të mos shkojnë të flasin me Ramën, sepse do ta pësojnë si Luli më 17-18 maj, i fyejnë shumë keq studentët.

Sepse nuk ka asgjë të përbashkët mes të dy rasteve. Dhe është shumë e thjeshtë, Luli për pazar vajti dhe pazar mori atje. Nga ajo marrëveshje Edi Rama nuk përfitoi ngaqë ai ishte i fortë, por thjesht ngaqë Luli ishte i dobët.

Dhe këtë nuk e përcaktoi fakti që u takuan dhe folën e aq më pak koha apo vendi i takimit.

Por kjo nuk ka asnjë lidhje me studentët, të cilët sot po kërkojnë të kundërtën. Parimin pra, dhe jo pazarin.

Dhe për objektivin e tyre ata janë në të drejtën e Zotit që ta vendosin vetë, nëse do të shkojnë të flasin apo jo me qeverinë.

Por kurrë duke u trembur se mund të dalin edhe ata rruar e qethur, ashtu si Luli pas zgjedhjeve të 2017-ës.

Sepse, sido që ta ndajnë, dialog ose jo, ata janë në rolin e të fortit, kurse Edi Rama në atë të dobëtit.

Thënë, me dy fjalë, ata janë fitues gjenetikë, po aq sa Luli është humbës i lindur. Ndaj mos i krahasoni të pakrahasueshmet dhe lërini studentët ta gjejnë vetë rrugën e fitores në betejën e tyre!

Edi Rama nuk ua hedh dot në të dyja versionet.

Share: