Studentët ashtu siç e paralajmëruan nga nisur marshimin e tyre drejt Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Edhe gjatë ditës së sotme ata do të protestojnë kundër tarifave të larta të studimit. Ata kanë paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, do të hyjnë në grevë urie.
“Bashkohuni me ne, mos rrini në kafene”- kanë thirrur studentët teksa ecin nga Universiteti i Arteve drejt ministrisë.
Gjithashtu ata kanë vijuar me thirrjet “Jo politikë, dhe jo partiake”