Home KRYESORE Byroja e Kuvendit, ja vendimet që u morën për Berishën dhe Bashën

Byroja e Kuvendit, ja vendimet që u morën për Berishën dhe Bashën

Byroja e Kuvendit e mbledhur mbrëmjen e sotme ka vendosur të mos pezullojë nga seancat kreun e PD, Luzlim Basha si dhe ish kryeministrin Sali Berisha për shkak të tensioneve dhe gjuhës së përdorur në Kuvend.

Vasilika Hysi tha Byroja ka vendosur t’i tërheqë vëmendjen Bashës dhe Berishës, ndërsa kërkesa e PD për kryeministrin Edi Rama është rrezuar.

“U diskutua dhe u vendos tërheqja e vëmendjes për Luzlim Bashën dhe për deputetin Sali Berisha, duke pasur parasysh edhe moshën për Berishën. Kërkojmë që Berisha t’i japë fund gjuhës së përçarjes ndaj shqiptarëve në seancat e radhës. Kërkesa për deputetin Edi Rama rezultoi se nuk përmbante gjuhë të urrejtjes apo shkelje të etikës dhe kërkesa është rrezuar”- tha Vasilika Hysi./Opinion.al

Share: