Antonio Riela një nga të arrestuarit në operacionin Rosa Dei Venti, ka rrëfyer për hetuesit italianë detaje për trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali, si dhe për rolin e Moisi Habilaj në këtë rrjet. Agjencia italiane e lajmeve “meridionews.it” ka publikuar pjesë të procesverbalit të marrjes në pyetje të Rielas nga hetuesit italianë.
Kanë nisur të flasin por pa dhënë emra. Janë disa nga të hetuerit në procesin për të arrestuarit në operacionin “Rosa dei Venti”.
Agjencia e lajmeve Meridionews: e cila që në fillim ka publikuar informacione eksluzive për këtë çështje, në një publikim të datës 21 dhjetor shkruan se janë disa nga të akuzuarit për trafik dorge që kanë pranuar të flasin me hetuesit italianë. Dhe pse nuk jepen emra thuhet se ata janë të njohur, sidomos në Shqipëri, pasi në periudhën 2013 – 2015 krijuan një rrjet të madh trafiku droge e që tashmë rrezikojnë dënime të rënda. Në qendër të hetimeve janë sasi të mëdha marijuane të blera nga sicilianë dhe më pas të shitura në Katania dhe në zonat përreth. Një veprimtari ku përfitoheshin me miliona euro.
Meridionews.it citon ndër të tjera dëshminë e 47 vjeçarit nga Katania Antonio Riela, i cili pohon se shqiptarët shkonin tek ai për të rënë dakord për çmimin dhe për ti dorëzuar ngarkesën të cilën ai ia shiste klientëve të tij. Riela akuzohet se është një nga blerësit e drogës. Në marrëdhënie të ngushtë miqësore me Moisi Habilaj, Riela përfundoi në burg në tetor të 2017-s dhe tashmë mediat italiane kanë mundur të publikojnë procesverbalin e marrjes në pyetje. Përgjigjet e tij përmbajnë akuza, pranojnë faje, por ka dhe moment kur ai nuk dëshiron të flasë e as të japë emra.
Por Riela tregon detajet e udhëtimit të ngarkesave të marijuanës në det apo mbrojtjen institucionale që kishte grupi në fjalë. Sipas tij Habilaj e qetësonte duke i thënë se mbrohej nga një njeri i rëndësishëm në Shqipëri, që njëkohësisht e lejonte të eksportonte sasi të mëdha marijuane. Por Riela thotë se nuk e mban mend emrin e këtij personi. Ai gjithashtu pranon se ka shoqëruar Moisi Habilaj tek një shitës bizhuterish të çmuara, që banonte pas gjykatës së Katanias. Ai dinte që Habilaj do të shkonte në Shqipëri, pasi në dhjetor të 2013-s bleu dy byzylykë me diamantë me vlerë prej katër mijë eurosh.
Por blerja e bizhuterive, vijon më tej MeridioNews, është konfirmuar dhe nga vetë Habolaj në një bisedë të përgjuar. Duke folur për hetuesi ky i fundit e pranon që i ka blerë dhe se ato ishin për bashkëshorten e Fatosit, njeriu që sipas tij është shefi i tij në trafikun e paligjshëm të drogës. Habilaj aktualisht rrezikon 18 vjet burg. Nezir Seiti një tjetër i arrestuar që më pas u ekstradua në Itali nga Shqipëria, pranoi për hetuesit se paratë e fituara nga shitja e drogës i fshihnin në kutitë e ilaçit të rrobave dhe niseshin me target nga Italia për në Shqipëri.