Home KRYESORE Do behet me djalë, babai i ardhshëm i vë “flakën” pyllit

Do behet me djalë, babai i ardhshëm i vë “flakën” pyllit

“Gender Reveal Party” është një festë e përhapur sidomos në SHBA, ku së bashku me familjarët dhe miqtë çifti zbulon gjininë e fëmijës që pritet të vijë në jetë së shpejti.

Misteri zbulohet nga ngjyra, rozë për vajzat dhe blu për djemtë. Një baba nga Arizona Dennis Dickey e ka ekzagjeruar disi kur në muajin prill lajmëroi se do të behej me djalë.

Në mes të një lëndine me bar të thatë 37-vjecari kishte vendosur disa eksploziv me ngjyrë blu për të thënë se ishte djalë. Por pas shpërthimit bashkë me ngjyrën  mori flakë dhe gjithcka perreth.

Rreth 190 metra katrorë sipërfaqe u shkatërrua me vlerën e 8,2 milionë dollarë. Për të shuar zjarrin u deshën më shumë se 800 zjarrfikës.

Dickey përfundoi në praga dhe pas gjyqit ai u dënua me 5 vjet lirim me kusht dhe një gjobë 8 milionë dollarë të cilën duhet ta paguajë për 20 vjet me këste.


360grade.al

Share: