Home KRYESORE Eshtë çeshtje besimi zoti kryeministër! Nga Prof. As. Dr. Enver Bytyçi

Eshtë çeshtje besimi zoti kryeministër! Nga Prof. As. Dr. Enver Bytyçi

Një studente mbrëmë e krahasoi kërkesën e kryeministrit për dialog me atë joshjen e një prindi të keq, i cili e thërret fëmijën e tij me premtimin se nuk e lëndon, e kur fëmija shkon aty, ky prind i dobët ia jep një shpullë turinjve”! Ishte një krahasim shumë i rëndë, por që shpreh një të vërtetë sa të hidhur, edhe të pashëmbullt.

Se mund të ketë prind që e kryen një veprim si ky, por nuk ka kryeministër e kryetar shteti në botë, përfshirë dhe diktatorët, që sillen në këtë mënyrë me popullin e tij, me rininë e vendit të tij. Edi Rama edhe kur hesht mashtron. Ndërsa kur flet gënjen, shpif e të vërtetat i kthen kokë poshtë, gënjeshtrën e shet si të vërtetë derisa vjedhjen me ligj e shpall si punë kryeministrore në një shtet ligjor.

Prandaj studentët kanë frikë nga ai. Nuk kanë frikë se “mund t’i rrahë”, por kanë frikë se i mashtron, i gënjen. Ndaj do të vinte një ditë si kjo. Do t’i thuhej troç: – Nuk të besojmë as kur flet me ne, jo më se ti mund të zgjidhësh problemet tona! Ndoshta kjo është fitorja më e madhe e derisotme e studentëve shqiptarë! I bënë me dijë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se mashtrimi nuk është qeverisje, se fasada mbetet fasadë e nuk shpreh përmbajtjen, se piari nuk është punë!

Ndërkohë studentët dhanë mesazhin se marrëdhënia midis atij që qeveris dhe atyre që qeverisen është marrëdhënie besimi. Këtë besim Edi Rama e shkatërroi përfundimisht këtë institucion njerëzor e me këtë akt nuk dëmtoi vetëm veten e qeverisjen e tij, dëmtoi gjithë klasën politike të Shqipërisë të këtyre 28 viteve, ndërkohë që ia humbi shpresën e fundit shqiptarëve. I futi në kategorinë e tij edhe ata pak politikanë të ndershëm e të përkushtuar që, sado pak, janë përpjekur të vendosin një gur në themelin e kësaj Shqipërise të rrëmujshme, të rraskapitur e të çoroditur. Shkurt kryeministri Rama shkërmoqi urëlidhjen midis qeverisjes dhe qytetarëve që ai qeveris, atë që quhet besueshmëri midis tyre.
Pa besueshmëri nuk ka e nuk mund të ketë dialog. Aq më pak bashkëpunim. Duke ndjerë se ka kapërcyer çdo masë në këtë lloj marrëdhëniejeje, Edi Rama u thërret me të madhe studentëve “Hajde ta bëjmë së bashku arsimin e lartë”! “Ju pa qeverinë nuk mund ta bëni”! Qëllimi është ta largojë vëmendjen e oponionit publik te ajo që duket qartë e artikulohet kudo: “Kryeministri i vendit tonë është një mashtrues ordiner, të cilit nuk mund t’i besohet ta pyesësh se ku është taleti”!

Raporti i bësimit mban ekulibrat politikë, sociale e njerëzorë kudo në botë. Ky raport në vendin tonë është shkërmoqur nga mashtrimet e Edi Ramës dhe kastës që ai instaloi në pushtet këto vite. Jo se nuk ka patur mashtrime e zhgënjimë edhe më parë! Por një zingjir kaq i gjatë mashtrimesh e zhgënjimesh në këtë vend nuk ishte hallkuar as në kohën e diktaturës komuniste. Të kesh prioritet gënjeshtrën dhe mashtrimin në vend se përkushtimin për t’i dhënë Shqipërisë një dritë shprese e jete, kjo është ajo që ka ndodhur në këtë vend!

Edi Rama ia arriti të ngrejë jo vetëm një system demagogjie e mashtrimi, por edhe një system politik, institucional, ligjor të gënjeshtërt, thjesht për t’i bindur ata në Europë se “Eshtë më i miri kryeministër”, pa çka se shqiptarët vuajnë për mbijetesë! Tashmë peshorja u prish! Varka e kryeministrit ka fut ujë. Ajo nuk mund të udhëtojë në dizekuilibrin e gënjeshtrës gjithnjë në favor të Edi Ramës. Studentët ishin të parët që e refuzuan këtë lloj qeverisjeje! Le t’u falemi atyre për këtë dhuratë të mrekullueshme që i dhanë Shqipërisë:

– Të dallojë e të mos durojë mashtrimin, trishtimin, dëshprimin dhe poshtërimin e Edi Ramës e të kujtdo që do të vijë pas tij! Megjithatë kryeministri ynë ende nuk do ta pranojë se kjo marrëdhënie refuzimi e studentëve ndaj tij është çeshtje besimi!
Tiranë më 13.12.2018

Share: