Home KRYESORE Fije që s’priten, me vezë apo buxhete studentore! Nga Kreshnik Spahiu*

Fije që s’priten, me vezë apo buxhete studentore! Nga Kreshnik Spahiu*

“U mbars mali dhe polli një mi”- thotë populli.

Lëvizja studentore u prit mga miliona shqiptarë si një rreze drite në realitetin e errët shqiptar. Populli 24 orë po ndjek me interes bijtë e tyre në shesh me shpresën për ndryshim. Por në të vërtetë këtu filllon kontradikta e parë. Populli ka pritshmëri tjetër ndërsa studentët kërkesa të tjera.

Vetëm inati dhe mllefi kundër arrogancës qeveritare i bashkon por janë shumë larg kërkesave që kanë. Problemi është që: pse populli dhe studentët kanë pritshmëri të ndryshme?

Prindërit presin ndryshim të sistemit politik ndërsa studentët kanë vetëm kërkesa ekonomiko-sociale (batanije, lekë, kalorifera, lapsa, libra, diploma fallco, bursa, fletore, etj)

Pyetja shtrohet: A e ndryshojnë Shqipërinë këto 8 kërkesa të studentëve?

Pa dyshim që jo, prandaj Rama ka filluar të tallet me ta, ndaj dhe Berisha nuk leviz nga zyra, madje dhe Basha e theu bojkotin e për më tepër opozita nuk i gris mandatet. Kështu që qeveria dhe policia i lë të këndojnë dhe të hedhin valle.
Rama ka për t’ja u pranuar dhe plotësuar jo vetëm 8 por edhe 80 kërkesa për sa kohë ato nuk rrezikojnë fijet e establishmentit.

Ato fije që i lidhi në Mars 2008 kur në këmbim të mbylljes së skandalit të Gërdecit ndryshuan Kushtetutën së bashku me Berishën për të instaluar mekanizmin më famkeq të këtij shekulli. Listat e deputetëve dalin jo nga populli por nga kryetari i partisë. Populli në Shqipëri nuk zgjedh pushtetin, pushteti emërohet nga 3-4 familjet mafioze politike shqiptare. Ata nuk e numërojnë votën, ata e manipulojnë, e vjedhin.

Ky pushtet i vjedhur prodhon ministra si Genc Pollo dhe Lindita Nikolla që hapin kioska universitare dhe shesin diploma me tonelata. Nuk është faji Linditës, që ju pas 100 vitesh të Gurakuqit dhe Çabejt i bie asaj rradha të jetë ministre. Ky është problemi i sistemit mafioz politik që do pjelli me qindra Lindita në çdo kohë.

Fijet e establishmenti politik mes PS-PD-LSI janë rrezik kombëtar dhe mbajnë peng të ardhmen e shqiptarëve. Aleanca e tyre kundër ambasadorëve amerikan për arrestimin e peshqve të mëdhenj, ku nënkuptohet që kanë emrat e tyre në dosje, si dhe sabotimi Vetingut do ketë pasoja jo vetëm për prindërit e këtyre studentëve, por edhe për vetë studentët që sot protestojnë vetem për terma ekonomik, pasi fijet e mafies PD-PS-LSI kanë depërtuar mes tyre dhe u kanë futur virusin. Jo rastësisht nuk lejohet të nxjerrin lider sepse poplullit i duhet inponuar që Shqipëria ka vetëm 4 surrate Rama-Basha-Berisha-Meta dhe nuk do të lejohet asnjë alternativ tjetër.

Ata me falangat e tyre rinore e kanë çmontuar tashmë barutin e protestës…

Nga kjo protestë do ulen çmimet, do shtohen edhe bursat, batanjet, kondicionerët, palsat apo fletoret por do paksohen alternativat e së ardhmes. Në qershor studentët do vihen në rresht për të votuar sërish “prostitutat” 30 vjeçare sepse s’u janë lejuar zgjedhje dhe zgjidhje të reja.

E pra studentë të dashur, kur të protestoni përpara bordellos politike shqiptare, mos kërkoni ndryshimin e çarçafëve por ndryshimin e tutorit dhe kurvave që kanë shkërdhyer mbarë Shqipërinë!

Share: