Nga Mimoza Kociu
Te 8 kerkesat jane te realizueshme, po e perserit prej 3 ditesh kryeministri. Por ka vetem nje kusht: studentet te shkojne te ulen me te, qe t’i njihet atij merite realizimi, e jo protestave te tyre, apo larg qofte opozites!!!!
Vetem nje individ i rritur keq, ose nje politikan i fiksuar po aq keq pas karrikes se vet, mund te beje kaq hapur llogari kosto-perfitim perballe studenteve, ne diten e 9-te te protestes, vetem per kerkesa minimaliste.
Lajmi i shkelqyer sot eshte qe studentet jane bere bashke, ne te gjitha rrymat qe trembin kryeministrin sepse te FRPD, LRI apo FRESSH, te gjithe i bashkon i njejti hall: depersonalizimi qe i behet ne kete faze te rendesishme formimi per ta.
Uroj qe studentet ta kuptojne sa me shpejt fuqine qe ua ka lexuar politika tashme, e ta perdorin per te arritur ate qe duan, plotesimin pa kushte te kerkesave te tyre bazike.