Home KRYESORE Gruaja nga Tirana hap derën e shtëpisë për studentët

Gruaja nga Tirana hap derën e shtëpisë për studentët

Qytetarët janë solidarizuar me protestën e studentëve. Teksa kemi parë qytetarë që shpërndajnë ushqime në protestë, por sot na vjen një mesazh i vecantë në redaksinë e Opinion.

Një zonjë shkruan se është e gatshme të hapë dyert e shtëpisë.

“Unë jam një nënë dhe jetoj me djalin e vajzën në shtëpi. Kemi 3 vite që jemi kthyer nga Italia dhe kemi shtëpinë në Tiranë tek rruga “Muhamet Gjollesha”. Kemi 2 ditë që e diskutojmë dhe kemi vendosur që t’ju vijmë në ndihmë të rinjve që duan të protestojnë. Ne kemi vende të lira për 4 persona ku të flene dhe ushqim.

Dashtë Zoti i madh dhe protestojnë dhe nxjerrin të drejtat se bota kështu është zhvilluar dhe ka ecur përpara nëpermjet të rinjve. Kushdo student që ka nevojë derën tonë të shtëpisë e ka të hapur sepse protestojnë në të mirë të vendit, familjes dhe shoqërisë”, shkruan Adela Luadhi.

Share: