Home KRYESORE “Harroni ngjyrat, bashkohuni për fëmijët tuaj”, thirrja e fortë e Bashës

“Harroni ngjyrat, bashkohuni për fëmijët tuaj”, thirrja e fortë e Bashës

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha u bëri thirrje shqiptareve të bashkohen përtej ngjyrave të partive. Ai tha se sot parlamenti ka miratuar një buxhet kriminal që pasuron oligarkët dhe varfëron njerëzit në nevojë.

Basha për buxhetin

“Sot organizata kriminale e rilindjes ka kaluar buxhetin që legjitimon zhvatjen e taksave tuaj dhe pasuron një grup oligarkësh. Dy janë karakteristikat e këtij buxheti që u legjitimuan sot. Karakteristika e parë është se në qeverisjen e Ramës 97 e qytetarët paguajnë më shumë taksa. Është fakt se nga xhepat tuaj 1.9 miliardë euro më shumë me taksa më të rritura dhe më tatime ë të larta dhe rritjes se çmimeve. Është fakt se kjo rritje galonpande taksave, nuk ka sjell asnjë rritje ekonomike. Vendi është futur në një cikël krize, nga mbyllja e bizneseve, dhe nuk ka shembull më të trishtë sesa përditësimi i sotëm i shifrave të falimentit të biznesit të vogël. Sot që flasim kemi shifra që falimentojnë 41 biznese në vit”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Basha për koncensionet

“Ta harrojnë që do ti gëzojnë parat që kanë marrë apo ato që duan të marrim. Partia Demokratike është vendosur për të bërë ligjin anti-mafia për koncesionet e PPP-të. Thirrini mendjes ju dhe bankierët, hiqni dorë nga PPP, asnjë nuk do të lejohet, pavarësisht emrit dhe mbiemrit, dhe të shkuarës në politikë. Paratë tuaja do të merren dhe do ti shkojnë sërish buxhetit. Mos u bëni njësh me kusarin se duke vjedhur paratë ë shqiptarëve”.

“Le ta kthejmë këtë buxhet në epitafin dhe gurin e varrit ë rilindjes. Shikoni në sy fëmijët tuaj, luftoni për ta luftoni për të ardhmen e tyre, ata nuk do të dorëzohen dhe opozitën do ta kenë gjithmonë në krah”, përfundoi lideri i PD-së.

Share: