Në një kohë kur para Kryeministrisë qëndrojnë mijëra studentë dhe qytetarë që i mbështesin, është parë prezenca e tymueseve. Disa prej protestuesve kanë hedhur mes turmës në drejtim të Kryeministrisë, disa tymuese.
Kjo ka bërë që një pjesë e studentëve të kërkojnë largimin e personit që hodhi tymueset, pasi sipas tyre protesta duhet të jetë paqësore. Por si duket, një pjesë e tyre mendojnë se duhet të përshkallëzohet dhe më tepër protesta pasi kryeministri nuk po u jep një përgjigje.
Megjithëse kryeministri Edi Rama ka kërkuar dialog për plotësimin e 8 pikave të vendosur prej tyre, studentët në mënyrë të vendosru refuzojnë të negociojnë me qeverinë.
Kërkesat e studentëve:
1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.
2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.
3-Rritja nga 10 % në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.
4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.
5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)
7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.
8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve./opinion.al