Dje ne ambientet e Institutit Kulinar Neranxi projekti IDEA dhe Kompania Neranxi u ofruan dy turneve te nxënësve te kuzhinës një seminar ku u prezantuam mundësi investimi per secilin prej tyre qe ka, apo do te ketë një ide biznesi pas mbarimit te shkollës.
Seminari u moderua nga drejtoresha e Institutit Kulinar Neranxi Elona Kurti, Jetona Mytyveli drejtuese e Projektit IDEA dhe Daniela Ferhati përfaqësuese e Kompanisë Neranxi qe ju prezantuan te gjithë nxënësve te cilët formohen si chefa profesion kuzhine mundësi trajnimi dhe financimi biznesesh te reja qe mund te ideohen prej tyre.
Drejtoresha Kurti u tha pjesëmarrëseve se seminari qe realizohet se bashku me Projektin IDEA i cili mbështetet nga qeveria gjermane, është një mundësi shume e veçante për tu shfrytëzuar si një mundësi start-upi për te krijuar biznese te reja duke marre “know how”-n gjerman te punësimit.
Jetona Myteveli e Projektit IDEA pasi beri një resyme te asaj qe ky projekt ka realizuar deri tani duke trajnuar shume te rinj dhe mbështetur shume prej tyre me grante nga 4 mije euro për individë dhe deri 7 mije euro për ide biznesi me me shume se një vete, shtoi se ky projekt ofrohet gjithashtu edhe si ndërmjetëses me institucione te tjera financiare te cilët mbështesin bizneset e reja, kryesisht te moshave te reja.
“Bëhu një nga start-up inovative në Shqipëri që zhvillon kompetencat e tua sipërmarrëse dhe aftësitë në biznes. Ju përfitoni nga: 8 ditë trajnim plot gjallëri, 2 muaj këshillim dhe 2 muaj mentorim. Është koha juaj të filloni të realizoni ëndrrat tuaja në biznes! Do të jetë argëtuese – ju do jeni aktivë” – tha Myteveli qe u beri me dije nxenesve se trajnerët e këtij Projekti janë kryesisht profesionist te huaj te cilët sjellin “know how” europian tek te rinjtë shqiptare dhe i instruktojnë ata si te krijojnë idetë baze te nje plan biznesi te ri dhe si te ballafaqohen dhe te përballojnë me sukses momente te vështira “start up”-i dhe pune te suksesshme.
Biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi, si president i Kompanisë Neranxi qe mundësoi këtë seminar, ne fund e përshëndeti idenë e mbështetjes te biznese te reja dhe kryesisht te rinjve dhe falenderoi drejtuesit e Projekti Idea dhe te Institutit Kulinar Neranxi per kete organizim.
Neranxi u foli nxënësve për eksperiencën e tij personale dhe familjare ne rrugën e biznesit e cila, sic tha vete ai, nuk eshte e lehte, por se me vendosmëri dhe pune te palodhur ja dilet me sukses.
Kompania Neranxi për te gjithë te diplomuarit e Institutit Kulinar Neranxi ofron punësimi tek partneret e saj te shumte shqiptar dhe te huaj dhe, nxënësit me te mire i punëson ne biznesin Neranxi.