Home KRYESORE Ish-ministri thirrje opozitës: Lini mandatet për studentët

Ish-ministri thirrje opozitës: Lini mandatet për studentët

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka marrë shkas nga debati i djeshëm mes forimit rinor të PD me aktivistët e Lëvizjes Politike “Për Universitetin” që përfaqësohet nga Arlind Qorri, dhe tha sot se opozita duhet të lërë mandatet dhe ti bashkohet protestës së studentëve.

Statusi i plotë në facebook

Nëse në protestën e studentëve ka vend për “Qorrat” e qeverisë, të cilët protestojnë Fake kundër vetes, nuk ka përse Opozita me sy në ballë të mos jetë aty!!!

Llogjika e do që opozita të ishte aleate e studentëve, për ti dhënë kërkesave të tyre kuptim dhe zgjidhje.

Në këtë rast opozita mund ti linte peng mandatet e saj parlamentare tek studentët, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Mandatet e opozitës janë në dispozicion të shoqërisë që kërkon punë, taksa të ulëta, arsim e shëndetësi FALAS si dhe shërbime publike të mira të ofruara nga shteti.

Debati për politizim ose jo i protestës është poshtërsi e propagandës!

Protesta medemek jo politike është në favor të qeverisë! Kjo e e fundit çfarë është NGO?!

Qeveria vetë është kulmi i politikes, ndaj “jo politikët” i ha të gjallë…

Opozita duhet ti vihet përballë kësaj qeverie!

Share: