Home KRYESORE Kaloi kufirin me pako me “mall”, shqiptari arrestohet në Kostur

Kaloi kufirin me pako me “mall”, shqiptari arrestohet në Kostur

Një shqiptar që kishte kaluar kufirin grek me 26 kg marijuanë, u arrestua ditën e sotme nga Policia Greke.

Shqiptari u kap në zonën e Kosturit ndërsa ecte në këmbë me katër pako marijuanë.

Ky është operacioni i disatë i policisë greke në luftën kundër trafikimit të drogës nga Shqipëria.

Po kështu në Athinë, janë arrestuar 3 shqiptarë në zonën Agio Pandaleimona, pasi janë kapur me 2 kg 550 gram heroinë, 24 kg 132 gram marijuanë, 510 gram kokainë, 3 kg 255 gram përzierës, 10 tableta narkotike, 10.400 euro, 3 peshore, 8 celularë e 2 automjete./Opinion.al

Share: