Deputetja e LSI-së Nora Malaj ka reaguar në lidhje me skandalin e zbuluar për rrugën e Unazës së Re.
Malaj me anë të një postimi në rrjetin e saj social ‘Facebook’, ka shkruar se kjo quhet çmeduri.
Sipas saj nuk ka ku të vejë më shumë se kaq! Kompania ofshore merr 18 milion euro dhe qytetaret e Astirit dhe studentet nxirren jashtë dhe nuk trajtohen si qytetarë , po si skllever modern.
Nora Malaj shkruan gjithashtu se “kjo qeveri është si Trusti i Lulelakrës dhe Arturo Uia nuk ka ku te fshihet”
“Populli po zgjohet” e mbyll shkrimin Deputetja Malaj.
Postimi i plotë:
Kjo quhet cmenduri! Ajo cfarë po dëgjojmë në këto momente është kunjë e zezë! Nuk ka ku të vejë më shumë se kaq! Kompania ofshore merr 18 milion euro dhe qytetaret e Astirit dhe studentet nxirren jashtë dhe nuk trajtohen si qytetarë , po si skllever modernë! E tmerrshme dhe ulëritëse! Po cfarë shteti është ky që mos qoftë! Mashtrues , hajdut, primitivë dhe mafiozë! Kjo qeveri është si Trusti i Lulelakrës dhe Arturo Uia nuk ka ku te fshihet! Sot makiazhi nuk funksionin më ! Populli po zgjohet !