Home KRYESORE Konkursi “Bukuri Shqiptare” me 4 fituese te perzgjedhur

Konkursi “Bukuri Shqiptare” me 4 fituese te perzgjedhur

Sot më datë 15 Dhjetor 2018, Fondacioni Rini Albania, organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për konkursin fotografik: “Bukuri Shqiptare”.

Ky konkurs kishte si qëllim motivimin e rinisë shqiptare drejt njohjes së destinacioneve fantastike që vendi ynë ofron, motivimin drejt botës së artit dhe fotografisë si një shtysë për të zhvilluar më tej pasionin mbi fotografinë.

Ceremonia u zhvillua pranë ambjenteve të Universitetit Mesdhetar të Shqiperisë, me pjesmarrjen e shumë të rinjve anembanë vendit, studentë të këtij Universiteti, jurisë tonë të nderuar si dhe sponsorët zyrtarë.

Konkursi “Bukuri Shqiptare” pati 4 fituese nga një numër i lartë pjesmarrësish të cilat ishin: Anxhi Çeliku- 25 vjeç; Flavia Bukaci- 15 vjeç; Sara Kaçaj- 19 vjeç dhe Klaudia Lekli- 21 vjeç.

Përzgjedhja e fitueseve u bë nga pjestarët e nderuar të jurisë tonë, përberë nga emra të mirënjohur të fushës së fotografisë, filmit dhe studiove prestigjoze si: Kujtim Çashku, Leon Çika, Gent Shkullaku dhe Alban Negollari.

Fondacioni Rini Albania, dëshiron të falenderojë edhe një herë sponsorët dhe mbeshtetësit e këtij konkursi: Dajti Ekspres, Digitalb, BikePoint Albania, Alban Negollari Studio, Universiteti Mesdhetar i Shqipërise, SFV- Consulting Group dhe The HeadHunter shpk.

Share: