Home KRYESORE Krimi tronditi Elbasanin, Lleshi thërret në takim drejtuesit e Policisë

Krimi tronditi Elbasanin, Lleshi thërret në takim drejtuesit e Policisë

Pas krimit të rëndë që tronditi mbrëmë Elbasanin, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka thirrur sot në një takim urgjent krerët më të lartë të policisë së Shtetit. Njoftimi është dhënë zyrtarisht nga zyra e shtypit, ndërsa bëhet me dije se takimi do të mbahet në ambjentet e Ministrisë së Brendshme. Ndonese nuk jepen detaje mbi arsyet e takimit, eshte e qarte qe ngjarja e rende do te jete ne fokus te tij.

Në ngjarjen e mbrëmshme në zonën e Brdasheshit, pas një atentati me armë zjarri humbën jetën tre persona.

Njoftimi  nga Ministria e Brendshme 

Përshëndetje,

Sot në ora 11:00, në sallën e konferencave të MB, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj do të zhvillojë një takim me drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit.

Ju ftojmë ta ndiqni!

Share: